Moderna: Rezultate optimiste në provat me vaksinën kundër COVID

Mos i humb

​Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10,56 milionë euro

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf ku u diskutua mbi...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...

Gjermania në prag të valës së dytë të pandemisë, ja çfarë paralajmëron mjekja

Në Gjermani deri tani luftimi i Coronës kishte shkuar mirë. Por numri i turistëve të infektuar po rritet. Dhe këtë javë landet...

Kurti kërkon rrëzimin e qeverisë ‘Hoti’, Vetëvendosje nis mbledhjen e firmave për mocionin

Lëvizja Vetëvendosje kërkon të rrëzojë Qeverinë "Hotit" me mocion mosbesimi, duke nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e qeverisë, njësoj siç iku...

Kompania Moderna njofton se vaksina a e saj eksperimentale kundër koronavirusit ka rezultuar pa probleme serioze për individët që u vaksinuan dhe ka nxitur një reagim të sistemit imunitar në të 45 vullnetarët që morën pjesë në eksperiment.

Kompania njoftoi të martën se asnjë prej pjesëmarrësve në provat me vaksinë nuk pati efekte anësore tepër shqetësuese, por disa prej tyre kishin raportuar reaksione të lehta si lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje muskujsh ose dhimbje në vendin ku u bë vaksina.

Zakonisht këto efekte ishin më të mundshme tek persona që morën dy doza vaksine ose u vaksinuan me dozë më të lartë, njofton ekipi shkencor në një artikull në revistën mjekësore New England Journal of Medicine. Një numër i vogël personash që morën dozën shumë të lartë patën të vjella, ethe dhe dhimbje koke.

Moderna ishte kompania e pare që filloi prova të vaksinës në njerëz më 16 mars, vetëm 66 ditë pas plotësimit të sekuencës gjenetike të mikrobit.

Ekspertët thonë se vaksina do të jetë zgjidhja përfundimtare e pandemisë, që ka prekur miliona vetë dhe ka shkaktuar afro 575 mijë viktima në shkallë botërore.

Qeveria federale po mbështet kërkimet e kompanisë Moderna me afro 500 milionë dollar dhe e ka zgjedhur këtë kompani sin jë ndër të parat që do të zhvillojë prova me njerëz në shkallë të gjerë.

Moderna, me bazë në Masaçusets, nuk ka krijuar kurrë më parë një produkt mjekësor me patentë. Vaksina kandidate e kësaj kompanie përdor acidin RNA, një përbërës kimik që dikton në trup prodhimin e proteinave. Kur individi injektohet me këtë vaksinë, përbërësi instrukton qelizat për të prodhuar proteina që imitojnë cipën e jashtme të koronavirusit. Trupi reagon duke menduar se është infektuar nga një organizëm i huaj dhe angazhon sistemin imunitar.

Rezultatet e publikuara të marten bazoheshin në tre doza vaksine nga 25, 100 ose 250 mikrogramë, të bëra tek grupe prej 15 vullnetarësh, me moshë 18-55 vjeç, të cilët u injektuan dy herë, me katër javë diferencë kohore.

Ekipi raporton se individët që morën dy doza vaksine kishin nivele të larta antitrupash, që e kalonin mesataren e regjistruar tek personat që kanë kaluar COVID-19./voa

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kryeparlamentari i Marokut: Liga Arabe ka nevojë për reforma rrënjësore

Kryetari i Parlamentit të Marokut, El-Habib el-Maliki, tha se Liga Arabe ka nevojë për reforma gjithëpërfshirëse. Në një intervistë...

Krujë: Dogji furrën për prodhimit e gëlqeres, procedohet penalisht 49-vjeçari

Një 49 vjeçar, banues në fshatin Burizanë, Krujë është proceduar penalisht për për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Policia...

Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet sizmike në Mesdheun Lindor

Turqia është vendosur të lëshojë një licencë për sondime në pjesën perëndimore të shelfit të saj kontinental në rajonin e Mesdheut Lindor,...

‘Ka ende shpresë’, OBSH: Ta shtypim virusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë, insistoi të hënën se ka ende shpresë për ta mundur pandeminë e koronavirusit, pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve që...

Ministria e Jashtme turke publikon hartën e zonës së aktiviteteve të anijes Oruç Reis

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka publikuar hartën e zonës në të cilën anija kërkimore sizmike Oruç Reis po kryen...