Modestia e Muhamedit alejhi selam në shtëpi dhe me familjen e tij

Mos i humb

Muhamedi alejhi selam hante atë që kishin (në dispozicion) në shtëpi. A nuk shohim sot shumë bashkëshortë që i qëllojnë dhe i mallkojnë gratë e tyre vetëm për shkak se zierja e ushqimit nuk është në masë të duhur apo se e kanë vonuar përgatitjen e ushqimit?! Madje më ka arritur që disa burra nganjëherë e marrin enën në të cilën është duke u zier ushqim dhe ua derdhin grave të tyre në kokë!!

Aq shumë janë të shtypura dhe të shkelura gratë që janë me burra të këtillë, të cilët meritojnë ndëshkim dhe dënim. Dhe ndodh që ai e hedh ushqimin nëpër shtëpi vetëm për shkak që nuk i ka pëlqyer. A është kjo nga sjelljet e muslimanëve? Pasha Allahun, jo!!

Muhamedi alejhi selam hynte në shtëpi dhe pyeste: “A ka ndonjë ushqim?” Do t’i thonin: “Jo, nuk ka.” Atëherë ai do të thoshte: “O Allah, unë jam duke agjëruar.”[1] Dhe ai nuk gjente as hurme të cilësisë së ulët që t’ia kënaqnin barkun.”[2]

Thotë Aishja: “Hëna e re, hëna tjetër e re, pastaj hëna tjetër e re do të kalonte, tri hëna të reja, dhe zjarri nuk do të ndizej (për ushqim) në shtëpinë e të Dërguarit, paqja mbi të.” I kanë thënë: “Cili ka qenë ushqimi juaj, oj hallë?” Ajo ka thënë: “Dy gjëra të zeza-hurmet dhe uji.”[3] Ai hante nga ajo që kishin dhe nuk i mërziste të tjerët për atë që nuk u gjindej, dhe kënaqej me atë që ekzistonte nga ushqimi.

Ai, paqja qoftë mbi të, “nuk ishte nga ata që gjejnë të meta në ushqim. Nëse ushqimi i pëlqente, e hante, e nëse nuk i pëlqente, nuk e hante.”[4] Ai i pa një grup njerëzish që po hanin dab (kafshw zvarranike shkretinore), dhe u ul e hëngri me ta. Një herë tjetër, ai e pa një grup njerëzish që po hanin dab, kështu që u ul me ta dhe ata i ofruan atij që të hante nga ajo, por ai nuk hëngri e as nuk i ndaloi nga ngrënia.”[5]

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit