Mogherini: Hapja e negociatave me Shqipërinë, e drejtë dhe me interes

Mos i humb

Në një takim të zhvilluar ditën e sotme në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku i pranishëm ishte edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini u shpreh se hapja e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë është vendim i drejtë dhe në interes të dyanshëm.

Në takim morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë, Maltës, Qipros si dhe vende të tjera anëtare të BE-së dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Ministri Bushati falënderoi vendet anëtare për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer në perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe u shpreh se ky takim është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar me progresin e bërë. Ministri Bushati nënvizoi hapat që ka ndërmarrë Shqipëria përmes reformave të guximshme për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe plotësimin e pesë prioriteteve në kuadrin e perspektivës së anëtarësimit në BE.

Në takim u diskutua mbi koordinimin e hapave të mëtejshme të fillimit të bisedimeve të anëtarësimit.

Në këtë kontekst, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare vlerësuan rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe rezultatet pozitive të arritura në përmbushje të prioriteteve kyçe për çeljen e negociatave të anëtarësimit dhe miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e zbatimit të qëndrueshëm të tyre.

Gjithashtu, ata nënvizuan progresin e pasqyruar në Raportin e Komisionit duke evidentuar ecurinë e reformave shtet-konsoliduese dhe çmuar vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit