Mogherini: Kosova dhe Serbia, sa më parë të arrijnë marrëveshjen

Mos i humb

Komisioni Europian publikoi sot Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së saj përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini pas lajmeve të mira për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, u ndal edhe tek Kosova duke e vendosur theksin te dialogu me Serbinë.

Mogherini deklaroi se është një nga personat që beson më shumë se do të arrihet një marrëveshje e drejtë dhe përfundimtare midis dy vendeve.

E kam thënë shumë herë se Ballkani Perëndimor janë Europë dhe do të jenë pjesë e BE-së në të ardhmen” tha Mogherini. Sa i përket Kosovës, Mogherini ka përmendur vetëm zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe dialogun që po zhvillohet me Serbinë, duke mos dhënë detaje të tjera sa i përket përparimit të Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave. Ajo shtoi se të gjitha shtet duhet të sigurohen që reformat të jenë të implementuar në mënyrën e duhur.

Mes të tjerash ajo tha se si BE njohin progresin që është bërë dhe rrugën e pandalshme drejt Bashkimit Europian. “Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë progres të rëndësishëm dhe Këshilli Europian rekomandon që të hapin negociatat për anëtarësim në BE së bashku me Shqipërinë”, ka thënë Mogherini./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit