Mogherini: Marrëveshja me Iranin frytdhënëse, duhet të ruhet

Mos i humb

 

 Komisarja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, deklaroi se marrëveshja e arritur me Iranin është duke dhënë rezultate në kontekst të parandalimit të Teheranit zyrtar të zhvillojë armë bërthamore, dhe nga këtu e njëjta duhet të ruhet.

Mogherini ka folur për deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili pas takimit me homologun e tij francez Emmanuel Macron, ripërsëriti pakënaqësinë e tij lidhur me marrëveshjen e arritur me Iranin.

Macron nga ana e tij tha se marrëveshja me Iranin nuk duhet refuzuar pa pasur një vizion të qartë për të ardhmen, duke shtuar se ekziston një mundësi e kalimit në një marëveshje të re e cila do të mbindërtojë të tashmen.

“Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tashmë kemi një marrëveshje dhe e njëjta është frytdhënëse. Duhet ta ruajmë”, porositi Mogherini.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit