Mogherini në Nju Jork mbledh kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Mos i humb

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të organizojë një darkë në Nju Jork me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Aty do të marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Nju Jork. Në këtë takim do të jetë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç.

Me këtë rast, ajo theksoi se lidhja rajonale është një katalizator për përparimin e të gjitha vendeve në rajon drejt BE-së, rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.

Në anën tjetër komisioneri Evropian, Johanes Hahn mbajti takime bilaterale në Nju Jork me shefat e diplomacisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Kosovës.

Ai në llogarinë e tij në Twitter vuri në dukje se me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin, foli për rëndësinë e progresit në dialogun me Serbinë.

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe bindëse do të jetë e mirë për të gjithë rajonin”, shkroi Hahn në Twitter.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se mbrëmë në Nju-Jork u takua me presidentin e Kosovës dhe kryeministrin, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

Temat e takimit ishin dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, tha Tusk./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit