Mogherini: Vendet e Ballkanit, do të anëtarësohen në BE në mënyrë kolektive

Mos i humb

Shefja për Politika të Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini u shpreh se Ballkani Perëndimor mund të bëhet pjesë e BE-së në mënyrë kolektive meqë dhe gjeografikisht është pjesë e tij.

Ballkani Perëndimor është një rajon i cili gjeografikisht është pjesë e Europës, dhe mund të bëhet pjesë e BE-së në mënyrë kolektive. Është kjo deklarata e shefes për Politika të Jashtme në Bashkimin Europian Federica Mogherini.

Në një status në blogun e saj personal, siç transmeton abcnews.al, ajo u shpreh se kishte punuar një javë në Bruksel rreth krizës në Lindjen e Mesme dhe sidomos situatës në Siri dhe Ballkanin Perëndimor.

Më tej Mogherini shton se është koha për të mbyllur plagët e të kaluarës dhe të ndërmerren hapa para për të garantuar qëndrueshmërinë në rajon dhe në të gjithë Europën.

Sipas saj ajo ka biseduar me të gjashtë partnerët në Ballkan në Sofie.

Dhe është rënë dakord se në muajt e ardhshëm do të jetë një dritare e vetme mundësish për t’i dhënë fund përçarjeve të Europës dhe për të bashkuar kontinentin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit