Mohohen pretendimet për evakuimin e të sëmurëve nga Guta Lindore

Mos i humb

Zyrtarët e Gutës Lindore njoftojnë se nuk është i vërtetë njoftimi i Rusisë se në Turqi janë evakuuar 700 të sëmurë dhe të plagosur nga Guta Lindore, e cila ndodhet nën rrethimin e regjimit të Bashar al Asadit.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Shëndetësisë, Faiz Arabi, i cili është përgjegjës për evakuimin e të sëmurëve dhe të plagosurve në Gutën Lindore, është shprehur se “Ne si Drejtoria e Shëndetësisë në Gutën Lindore, posedojmë listën e atyre që evakuohen nga rajoni. Nga Guta Lindore së fundi në muajin dhjetor të vitit 2017 janë evakuuar 29 të sëmurë dhe të plagosur. Pas tyre, askush nuk është evakuuar”.

Duke vënë në dukje se janë vazhdimisht në komunikim me zyrtarët përgjegjës për evakuime, Arabi thotë se “Po rritet numri i atyre në listë që kanë nevojë për evakuim”.

– Më 25 dhjetor nga rajoni janë nxjerrë vetëm 29 të sëmurë dhe të plagosur

Zëdhënësi i Unionit të Mjekëve të Lirë Sirianë, Ahmed Saad, tha se nga rajoni së fundi janë evakuuar vetëm 29 persona më 25 dhjetor dhe se më pas nuk ka ndonjë evakuim tjetër.

Edhe ministri i Qeverisë së Përkohshme Siriane, themeluar nga opozitarët, Firas Xhundi thotë se “Në bisedat tona me Drejtorinë e Shëndetësisë në Gutën Lindore, jemi njoftuar se gjatë periudhës së fundit vetëm 29 persona janë evakuuar para 2 javësh”. Xhundi thekson se pas asaj periudhe nga rajoni nuk është evakuuar asnjë i sëmurë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit