Momenti dramatik! Era e fortë për pak sa nuk rrëzon çadrën e Urgjencës në Laç, Spitali jashtë funksionit nga tërmeti

Mos i humb

LG V60 ThinQ 5G lansohet zyrtarisht me ekran të dyfishtë

LG kanë qenë të qëndrueshëm në shtytjen e aksesorit Dual Screen për mjaft kohë, pasi prodhuesi Korean nuk ka ende pajisje të...

Kurti e kërkon shkarkimin e Thaçit, konstaton se ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës

Zyra e Kryeministrit të vendit, Albin Kurti, po pretendon se presidenti aktual, Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës gjatë...

Dorëhiqet zyrtari i Pentagonit, trysni nga Presidenti

Një zyrtar i lartë i Pentagonit dha dorëheqjen me kërkesën e Presidentit Donald Trump. John Rood është njëri ndër disa anëtarët e...

Koranavirusi në Itali/ Dr Prifti: Ndodhemi përballë një çështje të sigurisë kombëtare

Vdekjet e para ne Itali nga koronavirusi e vene Shqiperine perballe rrezikut. Doctor professor Edvin Prifti me ane te nje...

Vënia e shiritit të kuq godinës së Urgjencës së spitalit të Laçit si pasojë e dëmtimeve në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit ka bërë që ky shërbim të kryhet nën një çadër. Çadra është vënë mbi një sipërfaqe të pa shtruar dhe me dhe, dhe erërat që fryjnë ngrenë flegrat e çadrës duke future edhe pluhurin brenda.

Kjo lë shumë për të dëshiruar për kushtet higjieno-sanitare ku kryhet shërbimi ambulator për pacientët e sëmurë, aq më tepër kur dihet se shumica e rasteve që trajtohen këtu kanë të bëjnë me vënie serumi dhe marrje të mostrave të gjakut për analiza. Nga ana tjetër personeli mjekësor duket i mobilizuar dhe i përkushtuar për punë.

Por edhe Shefi i Urgjencës së spitalit të Laçit, mjeku Agron Lala, pohon se kushtet e punës nuk janë optimal, e megjithatë përkushtimi i stafit të bluzave të bardha është maksimal.

“Dëmtimet e 26 nëntorit e nxorën të pafunksionueshëm Spitalin e Laçit, siç është thënë nga ekspertët. Na është ofruar kjo çadër, ku japim të gjithë ndihmën e nevojshme, urgjente, momentale, për banorët që mbulon kjo zonë për banorët e Spitalit të Kurbinit. Shërbimi është 24 orë, me mjekë, infermierë, meqë kushtet nuk janë aq optimale, është shtuar numri i personelit, jemi më shumë mjekë e infermierë, që do të mbulohemi të mbulojmë pa probleme këtë shërbim”, shprehet Agron Lala, mjek, shef i Urgjencës së Spitalit të Laçit.

Edhe gjatë përgatitjes së kronikës sonë, asistuam në ardhjen e një urgjence, pamjet e së cilës për mënyrën se si trajtohet pacienti, nuk kanë nevojë për koment, për vetë kushtet e kryerjes së këtij shërbimi në çadër, ku mund të rrezikohet edhe më tej shëndeti i të sëmurëve. Dimri që ka trokitur e përkeqëson më shumë këtë situatë, nëse organet kompetente nuk marrin masa për zhvendosjen e Urgjencës së spitalit të Laçit në një godinë më komode.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Arrat mund ta përmirësojnë kujtesën

Ngrënia e arrave mund ta përmirësojë performancën në testet e funksioneve kognitive, duke i përfshirë testet për kujtesën, përqendrimin dhe shpejtësinë e...

Një truk i cili ju garanton krepa më të buta

Falë këtij truku, gjithmonë do të gatuani krepa të shijshme! Nga receta standarde dallohet vetëm në mënyrën e shtimit...

LG V60 ThinQ 5G lansohet zyrtarisht me ekran të dyfishtë

LG kanë qenë të qëndrueshëm në shtytjen e aksesorit Dual Screen për mjaft kohë, pasi prodhuesi Korean nuk ka ende pajisje të...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike: Në Kosovë nuk ka koronavirus

Nga data tetë e këtij muaji deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej...

Thaçi takohet me Pompeon, ja çfarë u bisedua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Departamentin Amerikan nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Thaci ka treguar...