Moon: Koreja e Jugut do të forcojë bashkëpunimin me Japoninë

Mos i humb

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka deklaruar se vendi i tij do të forcojë bashkëpunimin me Japoninë.

Duke iu drejtuar një ceremonie për të shënuar përvjetorin e Lëvizjes së pavarësisë koreane, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap të Koresë së Jugut, Moon tha se regjimi do të krijojë një “rend paqësor në shekullin e ardhshëm, në të cilin do të marrim një rol udhëheqës”.

Gadishulli Korean u pavarësua nga sundimi kolonial japonez në fund të viteve 1940, pas së cilës pasoi një luftë dhe rajoni u nda në Korenë e Jugut dhe Korenë e Veriut, respektivisht të ndikuar nga blloku perëndimor dhe ai rus.

“Regjimi i ri i Gadishullit Korean do të përgatitet për unifikim dhe do të jetë një komunitet për bashkëpunim paqësor e ekonomik, që ndërpret historinë e konfliktit të ndërlikuar të vendit dhe ndarjen ideologjike”, deklaroi Moon.

Deklarata vjen një ditë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u takuan në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, për samitin e dytë mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean, edhe pse dy liderët dolën nga takimi pa nënshkruar ndonjë marrëveshje.

Moon tha se roli i Seulit në bisedimet e denuklearizimit midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut është bërë “edhe më i rëndësishëm”.

“E rëndësishmja, ata madje diskutuan çështjen e vendosjes së zyrave ndërlidhëse, një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të lidhjeve dypalëshe. Kam respekt të lartë për presidentin Trump, i cili ka shprehur angazhimin e tij për vazhdimin e bisedimeve dhe pikëpamjet optimiste”, theksoi Moon.

Siç tha ai, komuniteti i ri i paqes dhe bashkëpunimit do t’i japë fund konfrontimeve dhe konflikteve.

Duke premtuar se vendi i tij do të forcojë bashkëpunimin me Tokion, Moon tha se deklarata historike e vitit 1919 e lëshuar nga 33 luftëtarë kryesorë të pavarësisë nuk u nxit nga armiqësia, por u projektua për të nxitur bashkëjetesën harmonike të të gjithë njerëzimit.

“Ne do të krijojmë një regjim të përhershëm të paqes pa dështuar, në bazë të vullnetit tonë të palëkundër, në koordinim të ngushtë ROK-SHBA, një zgjidhje midis Koresë së Veriut dhe SHBA-ve dhe mbështetjes nga komuniteti ndërkombëtar. Kur të ketë progres në denuklearizimin, një komitet ekonomik ndër-korean do të krijohet për të prodhuar arritje ekonomike që të përfitojnë të dy Koretë”, deklaroi Moon.

Moon po ashtu tha se administrata e tij do të komunikojë dhe bashkëpunojë ngushtë me SHBA-të dhe Korenë e Veriut, në mënyrë që, siç tha ai, t’i ndihmojë bisedimet e tyre të arrinjë një zgjidhje të plotë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit