Mos e hidhni lëvoren e manderinës, përfitoni 8 sherime

Mos i humb

Mandarina, si burim shërimi na mbron ndaj mjaft sëmundjeve. Bëhet mburojë ndaj sëmundjeve duke forcuar imunitetin ndërkohë kur gjatë muajve të dimrit sëmundjet na presin në portë.

Ky frut mrekulli parandalon formimin e kancerit në pjesën hyrëse të zorrës së trashë, në gjoks dhe në ezofag.

Si mund t’i hedhim më kot lëvoret e një fruti, i cili është kaq i dobishëm për ne? Sa e sa shërime janë të fshehura në ata lëvore, sa e sa fusha të bukura përdorimi kanë ato.

Mos i hidhni në mbeturina lëvoret e mandarinës pasi ta keni qëruar!

Mandarina është dorë me një ndaj dhimbjeve të kokës:
Mandarina ka një aromë specifike mjaft të mprehtë. Nëse edhe ju vuani çdo ditë nga dhimbjet e kokës, mbani gjithmonë mandarina me vete. Kur të nisë dhimbja e kokës nxirreni mandarinën, qërojeni dhe nisni të hani pjesë nga ajo. Ndërsa nga një anë nisni të merrni aromën e lëvoreve të saj.

Largon aromat e pakëndshme nga shtëpia juaj:
Ata që janë ngrohur dikur me soba gjatë dimrit ose që vijojnë të ngrohen, e dinë mjaft mirë se vendosja e lëvoreve të portakallit dhe mandarinës mbi sobën e ndezur bën të mundur që të shpërndahet tymi dhe aromat e tjera që shkaktohen nga soba.

Po ashtu kur të skuqim peshk ose perime në shtëpi duhet të vendosim një tenxhere me ujë në zjarr dhe të hedhim në të shumë lëvore mandarine për të zier në mënyrë që të largojmë aromat e pakëndshme. Gjatë procesit të zierjes së lëvoreve mund të hedhim në to një shkop kanelle ose një lugë ëmbëlsire me kanellë pluhur.

I jep shije ushqimeve, i fal shërim trupit:
Lëvorja e mandarinës bart vitamina dhe antioksidante në sasi të lartë. Në këtë saje mbron trupin dhe forcon sistemin imunitar. Lëvoret e mandarinës ndahen dhe nëse është e mundur thahen nën rrezet e diellit, nëse jo në furrë. Pasi lëvoret të jenë tharë plotësisht i hedhim në robotin e kuzhinës dhe i bluajmë në formë pluhuri. Mandarina në formën e pluhurit duhet të ruhet në një enë të mbyllur.

Këtë masë mund ta përdorni në ushqimet, të gjitha gatimet me brumë dhe nëpër sallata.

Ka efekt lehtësues në rast gjendjeje gripi dhe dobësie:
Nëse nuk janë tharë ende lëvoret e mandarinës që keni mbledhur zieni një gotë ujë dhe ujin e zier hidheni në një gotë. Më pas shtoni mbi të lëvoret e 2 mandarinave duke i grirë imët dhe më pas i lëmë të presin për 10 minuta.

Kjo formulë do ju ruajë ndaj sëmundjeve gjatë muajve të dimrit.

Lëvoret e mandarinës janë shëruese po aq sa një shurup farmacie. Ja si mund t’i përdorim lëvoret si një shurup natyral kolle:
Thahen lëvoret e 2 mandarinave, ndahen në pjesë të vogla dhe shtohen në një gotë me ujë të zier dhe më pas të ftohur. E mbulojmë gotën dhe e lëmë të presë për 5-7 ditë me radhë.

Pasi të ketë përfunduar afati i pritjes, nxirren nga uji lëvoret që ka marrë ngjyrë të verdhë dhe uji i mbetur hidhet në një kavanoz me kapak.

Kjo masë përdoret 3 herë në ditë para ushqimit.

Ndihmon në lirimin e rrugëve të frymëmarrjes:
Hidhni lëvoret e 2 mandarinave në një enë të mbushur me ujë të zier. Hidhni një peshqir osë pëlhurë mbi kokë që të pengoni shpërndarjen e avullit dhe më pas thithni aromën e mandarinës që gjendet në ujë.

Vazhdojeni këtë veprim për afërsisht 10 minuta, merrni 3 herë frymë e më pas largojeni kokën nga avuli dhe në vijim afrojeni përsëri për të bërë banjo avulli.

Mund të përgatisni mbajtëse qirinjsh nga lëvorja e mandarinës:
Nëse e prisni në formë horizontale gjysmën e mandarinës mund të vendosni pak vaj ulliri mbi njërën gjysmë dhe kështu keni përgatitur një mbajtëse qirinjsh.

Mund të përgatisni reçel nga lëvorja e mandarinës:
Përbërësit:

1 kg mandarina

1.5 kg sheqer pluhur

2 gota ujë lëng mandarine

1 limon (lëngu)

Përgatitja:

Lajini mandarinat, qërojini lëvoret, më pas grijini shumë imët ose bluajini në mikser. Hidhini lëvoret e bluara të mandarinaës në një enë, përziejini për 5 minuta me 1 gotë sheqer. Ndërsa sheqerin e mbetur hidheni mbi të dhe lëreni të presë për një natë në frigorifer. Nga ana tjetër pas afatit të pritjes mandarinat e qëruara shtrydhini dhe shtojini mbi masën e përgatitur paraprakisht. Më pas ziejeni për rreth 30 minuta. Shtoni edhe lëngun e limonit dhe lëreni të presë për 5 minuta. Reçelin e përgatitur hidheni në kavanoz pasi të jetë ftohur dhe mbulojeni me një pëlhurë para se ta mbyllni me kapak./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit