MOS E LAKMO DYNJANË, QË TË DOJË ALLAHU

Mos i humb

HADITHI I TRIDHJETË E NJË

عَنْ أَبِي الْعَبَّاسِ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ السَّاعِدِيّ t قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! دُلَّنِي عَلَى عَمَلٍ إذَا عَمِلْتُهُ أَحَبَّنِي اللَّهُ وَأَحَبَّنِي النَّاسُ؛ فَقَالَ: “ازْهَدْ فِي الدُّنْيَا يُحِبُّك اللَّهُ، وَازْهَدْ فِيمَا عِنْدَ النَّاسِ يُحِبُّك النَّاسُ”.

حديث حسن، رَوَاهُ ابْنُ مَاجَهْ [رقم:4102]، وَغَيْرُهُ بِأَسَانِيدَ حَسَنَةٍ.

Ebul Abas Sehl ibn Sad es Saidiu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, tregon se një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe tha:

“O i Dërguari i Allahut! Mësoma një punë që, nëse e bëj, do të më dojë edhe Allahu, edhe njerëzit!” Ai i tha: “Mos e lakmo dynjanë, që të të dojë Allahu dhe mos e lakmo atë që është në duart e njerëzve, që të të duan njerëzit!”

Hadith hasen. E shënon Ibn Maxhe [numër 4102] dhe disa të tjerë me zinxhirë të mirë transmetuesish.

Dobit e Hadithit:

1) Vlera e sahabëve dhe ambicet e tyre të larta.

2) Pohimi i dashurisë së Allahut ndaj rrobërve të tij, e ky besim është pohuar me Kur’an, sunet dhe njëmendësia e të parëve tanë.

3) Nuk është dëshirë e urejtur nëse njeriu kërkon që ta duan të tjerët, në rast se qëllimi është i mirë.

4) Vlera e asketizmit ndaj kësaj bote, kuptimi i asketizmit: (lënia e gjërave që stë bëjnë dobi në ahiret).

5) Asketizmi është shkak për ta aritur kënaqësinë e Allahut.

6) Me asketizëm nuk nënkuptohet lënia në tërësi të gjërave të zakonshme, por përdorimi i tyre sipas gjendjes matriale duke mos e tepruar.

7) Nxitja për të qenë asket ndaj asaj që posedojnë njerzit, e kjo arihet përmes dy gjërave:

a) Të mos kërkosh një gjë që e posedojnë njerzit, duke e shpreh dëshirën që ta posedosh atë.

b) Të mos kërkosh prej tyre duke shpreh dëshirën tërthorazi psh; Të thuash: sa lapsi i mirë, ta kisha edhe unë një laps të tillë, kjo është njësoj sikur të thuash ma jep.

8) Nuk ka gjë të keqe nëse e din se shoku yt do gëzohet në rast se kërkon diç prej tij.

9) Arihet grada e asketizmit duke menduar reth dy gjërave:

a) Duke pas parasysh e menduar reth realitetit të kësaj bote,

b) Duke pas parasysh vlerën dhe realitetin e botës tjetër /albislam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit