Mos lësho pe, Ramush Haradinaj!

Mos i humb

Përderisa vendi ynë po kalon nëpër një periudhë mjaftë delikate dhe e stërmbushur me ngjarje të rëndësishme, mbrëmë, Dr. Mustafa Bajrami i është drejtuar Kryeministrit të Kosovës me një “Këshillë” ku shpërfaqë mbështetjen e tij qëndrimeve të Kryeministrit dhe të Qeverisë së Kosovës.

Përveç tjerash, ai ka thënë se Kosova duhet të insistojë në të drejtën e saj si shtet i pavarur dhe sovran, që ka të gjitha institucionet e një shteti shtet. Së këndejmi mendon ai, vendi duhet të tregojë urtësi dhe gatishmëri që t’i mbrojë qëndrimet e veta e jo t’i ndryshojë ato sa herë që i thuhet t’i ndryshojnë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:

Mos lësho pe Ramush Haradinaj!
(Këshillë Kryeministrit, duke i kërkuar ndjesë teksa po i drejtohem me fjalën “këshillë” dhe kështu në mënyrë të hapur!)
Po të më pyeste Ramush Haradinaj, Kryeministri i Kosovës, pra, se çka do të duhej të bënte në këto momente kaq delikate e kaq të vështira për Kosovën, do t’i kisha thënë;
– Fillimisht, prej meje mbështetje të plotë në këta hapat e fundit që i ke marrë!
– Kryeministër, mos gabo më sikur gabove në fund tek rasti i Demarkacionit!
– Mos lësho pe në qëndrimet e tua!
– Mos i anulo vendimet që i ke marrë kohëve të fundit!
– Bëjeni ushtrinë!
– Mos i dëgjoni analizat e prognozat e paditura e injorante që po i dëgjojmë për çdo ditë të lume (he mos i dëgjofshim)!
– Dhe, mos ja vëni veshin askujt në botë që Ju kërcënon apo Ju këshillon ndryshe nga këto që t’i shkrova!
Është koha të ngulet këmbë si burrështetas e si shqiptar i ditur!
Për të mirën tonë e të fëmijëve tanë!
Boll ma me neve kështu…!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit