Mos-liberalizimi i vizave, shkak mospajtimet pozitë-opozitë

Mos i humb

Mospajtimet e skajshme dhe të thella ndërmjet pushtetit dhe opozitës, bënë që vendi ynë të mbetet pa liberalizim të vizave.

Kështu është thënë sot në konferencën vjetore të Forumit për Transparencë Parlamentare i Kuvendit të Republikës së Kosovës, së bashku me partnerët e shoqërisë civile, në të cilën u diskutua lidhur me integrimin dhe liberalizimin e vizave.

Përfaqësuesi i Forumit, Zenun Pajaziti, në fjalën e tij hyrëse falënderoi të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe ato partnere për mbështetjen e tyre, duke kontribuar që Kuvendi secilën herë të jetë më i hapur dhe transparent.

Driton Selamanaj, panelist i kësaj konference, çështjen e demarkacionit me Malin e Zi e vlerësoi problem politik, e jo problem të BE-së.

Ai theksoi se mospajtimet e skajshme dhe të thella ndërmjet pushtetit dhe opozitës, bënë që vendi ynë të mbetet pa liberalizim të vizave.

Po ashtu, Selmanaj e cilësoi paaftësi të politikaneve mos-liberalizimin e vizave, gjë të cilën sipas tij, më së shumti janë duke e pësuar qytetarët e Kosovës.

Albana Merja, përfaqësuese nga shoqëria civile, vlerësoi se Kosova duhet të reflektojë më shumë nga brenda, duke plotësuar kriteret e parapara.

Ndërsa, Teuta Haxhiu, anëtare e këtij forumi, kërkoi nga të gjithë akterët që të kryejnë punët me përgjegjësi, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për liberalizmin të vizave.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhanë opinionet dhe rekomandimet e tyre lidhur me temën e kësaj konference./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit