Mos të ndahemi nga çështjet madhore në jetë!

Mos i humb

Të shohim se çfarë edukate kanë pasur sahabët me Pejgamberin (a.s.). Nëse ata kanë qenë të kujdesshëm që as edhe një fije pluhuri t’i bjerë trupit të Pejgamberit (a.s.), ne duhet të përpiqemi dhe të angazhohemi maksimalisht sot, për të mos lejuar që pluhuri të prekë mësimet dhe udhëzimin e Hz. Muhammedit (a.s.) në jetën tonë të përditshme!

Duhet të turpërohemi nga veprimi i të kundërtës së udhëzimit të tij (a.s.)! Duhet të kujdesemi që me të njëjtin shpirt e angazhim të sillemi me porositë e Pejgamberit (a.s.) dhe traditat e tij; ato që lidhen me familjen, me individin, me dijen, me përkushtimin, me takvanë, me besimin në All-llahun e Madhëruar, me marrëdhënin tonë me njëri-tjetrin, me hallallin dhe haramin, me natyrën, me mjedisin, me çdo gjë që i duhet muslimanit për të shijuar bekimet e All-llahut të Madhëruar në praktikimin e kësaj feje të madhnueshme islame!

Le të kujtojmë momentin e ndërrimit jetë të Hz. Ebu Ejjubit (r.a.) në ditët e mbretit të madh, Hz. Muavije ibn Ebi Sufjan (r.a.), kur në moshën 80 vjeçare, ai u vesh ushtar në përpjekjet e muslimanëve për të marrë Kostandinopojës, sipas përgëzimit të Resulull-llahut (a.s.). Atje ndërroi jetë dhe akoma sot në Stamboll ndodhet mekami i tij në xhaminë e tij të famshme në lagjen që mban emrin e saj.

Në jetën tonë të përditshme kemi momente kur përballemi me sfida e probleme, me pengesa e vështirësi, por, duke lexuar në jetën e Ebu Ejjub Ensariut (r.a.), kuptojmë se asnjëherë nuk duhet të ndahemi nga çështjet madhore në jetë, përtej moshës!

Feja është çështje madhore! Morali i fesë është çështje madhore! Edukata jonë islame është çështje madhore! Përparimi i kësaj feje është çështje madhore! Përhapja në mënyrën më të mirë e më të bukur të kësaj feje është çështje madhore! Mos me heshtë para zullumeve është çështje madhore! Me e jetu fenë tonë bukur në shtëpitë tona është çështje madhore! Me eduku fëmijët tanë me fenë tonë islame është çështje madhore..!

(Nga Muhamed Sytari, hytbeja e xhumasë, më 17 janar 2020, në xhaminë e “Dy Vajzave”)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit