MOS U PËRZIEJ NË PUNËT E ZOTIT!

Mos i humb

SubhanAllah, më tronditi një ditë një lajm për një vëlla, pakistanez, i cili me familjen e tij jeton këtu në një qytet të vogël gjermano jugor afër Shtutgartit.

Në fakt, tre fëmijët e parë të tij që i lindi zonja e tij janë vajza, falë Allahut, të bukura dhe të shëndetshme. Mirëpo, pakistanezi po ndjehej inferior me tri vajzat tri dhuratat e Allahut, andaj zonjën e tij, kur ajo përsëri mbeti shtatzënë, disa herë e kërcënoi, që të lindi DJALË!

Disa muaj më vonë, gjinekologu konfirmoi se këtë herë foshnja ishte mashkull. Dhe me të vërtetë i lindi një fëmijë mashkull, por I VDEKUR!

SubhanAllah! Vëllai nuk u vetëdijesua pas kësaj sprove, por, kur një vit pas asaj ngjarjeje ajo ishte përsëri shtatzënë, ai i tha zonjës: “Dua një djalë”!

Edhe këtë herë mjeku konfirmoi se do të lindte djalë. Ai që e jep jetën dhe vdekjen këtë herë vendosi që të lindë një fëmijë i hendikepuar mashkull, i cili mezi lëvizte vetëm kokën. SubhanAllah!

Allahu i Plotfuqishëm di më së miri për ne dhe thotë:
لِّلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ يَهَبُ لِمَن يَشَاءُ إِنَاثًا وَيَهَبُ لِمَن يَشَاءُ الذُّكُورَ.
أَوْ يُزَوِّجُهُمْ ذُكْرَانًا وَإِنَاثًا وَيَجْعَلُ مَن يَشَاءُ عَقِيمًا إِنَّهُ عَلِيمٌ قَدِيرٌ
“Të Allahut janë pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çka të dojë! Ai, i dhuron kujt të dojë vajza, e kujt të dojë i dhuron djem. Ose i dhuron dy gjinitë: djem e vajza, e kë të dojë e bënë steril. Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Pushtetshëm.”
Kur’an Kaptina Esh Shura: 49-50

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit