Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Mos i humb

Meta dekreton 3 ligje të qeverisë për mjedisin dhe pyjet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e tre ligjeve të qeverisë, atë për lejet e mjedisit, për...

Rama: Paralajmërim për disa punëdhënës! Keni 1 javë kohë të plotësoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim për disa punëdhënës dhe një njoftim për disa mijëra punonjës. “Keni 1...

Shkollat, çerdhet dhe universitetet nuk mund të hapen së paku deri në fund të majit

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami ka thënë se tash për tash nuk mund të hapen çerdhet, shkollat, universitetet dhe as...

Basha uron besimtarët myslimanë nga Shkodra: Gëzuar festën e madhe të shpresës! Zoti iu begatoftë!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar këtë paradite në Shkodër, ku po zhvillon një vizitë...

Sa herë e keni dëgjuar shprehjen: “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës?” Sa herë keni hequr dorë prej tij pavarësisht këshillave, me justifikimin se jeni vonë për punë ose se po përpiqeni të humbisni në peshë dhe jeni zotuar se nesër do të hani patjetër mëngjes?

Të nesërmen, merrni një fetë bukë dhe dilni sërish me bindjen e gabuar se keni bërë zgjedhjen e duhur.

Orët kalojnë me telefonata pune e takime, dreka harrohet dhe shpresat mbeten tek darka. Por nëse mendoni se duke anashkaluar një vakt do të hani më shumë në tjetrin, atëherë e keni gabim.

Anashkalimi i shpeshtë i vakteve mund të ketë një ndikim të fortë në shëndetin tuaj sipas shkencëtarëve. Ndonjëherë ky ndikim është krejt i papritur.

Në fakt, anashkalimi i vakteve gjatë ditës dhe grumbullimi i tre vakteve në një – atë të mbrëmjes – është me rrezik për metabolizmin.

Ata që i shmangen vakteve përballen me nivele në rritje të glukozës dhe një përgjigje të vonë të insulinës që me kalimin e kohës mund të shkaktojë diabet. Shmangia e vakteve është një çështje serioze.

Të dhënat statistikore tregojnë se të paktën 23 përqind e njerëzve janë mësuar të anashkalojnë vaktet. Shumë të rinj dhe adoleshentë janë të mendimit se ngrënia e rregullt e vakteve i bën të shtojnë në peshë.

Ky është një perceptim tejet i gabuar dhe sekreti i të rënit në peshë nuk qëndron aspak tek Çka i ndodh organizmit kur anashkaloni vaktet?.

Çfarë ndodh me trupin kur hiqni dorë nga vaktet

Do të habiteni kur të mësoni se çfarë ndodh me trupin kur hiqni dorë nga vaktet. Së pari, do të përballeni me luhatjet e urisë, humorit dhe mungesën e motivimit. Por organizmi juaj do të përjetojë edhe ndryshime thelbësore tepër të dëmshme.

Drobitje

Kur hiqni dorë nga një vakt nivelet e sheqerit në gjak bien ndjeshëm. Funksionet tuaja do të ngadalësohen së bashku me nivelet e insulinës. Kjo do të bëjë të ndiheni të dobët, të drobitur dhe të “fikur”. Trupi nuk heq dorë lehtë nga dhjami.

Kur ia hiqni trupit mundësinë për të marrë kalori, organizmi kalon në sistemin e mosushqyerjes dhe në vënd që të djegë yndyrna, i akumulon ato që t’i kthejë në energji. Në vend që të bini në peshë, do të shtoni.

Metabolizmi ngadalësohet drastikisht

Një metabolizëm i ngadaltë i zhvesh ushqimet që konsumoni nga çdo vlerë e mirë madje i bën ato të dëmshme.

Humori i keq

Mungesa e ushqyesve që shoqërohet me shmangien e vakteve ka ndikim të fortë në nivelet e kortizolit dhe në humorin në përgjithësi. Efektet anësore përfshijnë: irritim, acarim dhe shpërthime nervore për gjatë gjithë ditës.

Oreks i tepërt

Heqja dorë nga vaktet ndikon në nivelet e urisë deri në atë pikë sa uria do t’ju kontrollojë, duke bërë që të jeni të babëzitur dhe ta teproni me ushqimin në vaktin e fundit.

Sëmundje kërcënuese Nëse hiqni dorë nga vaktet në mënyrë të rregullt, niveli i sheqerit do të bjerë dhe do të çelë rrugën për formimin e diabetit në një pikë të mëvonshme të jetës./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Maqedoni e Veriut, 5 të vdekur dhe 35 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan pesë raste të vdekjes nga virusi, me çka numri i...

Zvicër: 15 miliardë franga shtesë për sigurimin e të papunëve

Këshilli Federal i ka propozuar Parlamentit një 15 miliardë franga shtesë në funksion të sanimit të tejkalimit të dëmeve të shkaktuara nga...

Qytetarët të kënaqur me punën e Osmanit e Kurtit, bie besueshmëria te presidenti

Qytetarët e Kosovës kanë kthyer besimin në institucionet e vendit sidomos në Qeveri e Kuvend. Kështu tregojnë gjetjet e anketës së Pulsit...

Kina lançon dy satelitë të tjerë në hapësirë

Kina lançoi dy satelitë të rinj të eksperimenteve teknologjike të shtunën, njoftoi media shtetërore. Satelitët e lançuar në orbitën...

Iran, rritet në 7.734 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Iran, 57 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar...