Moti i keq në Shqipëri, forcat e armatosura vazhdojnë evakuimin

Mos i humb

Gjatë orëve të fundit ka vazhduar moti i keq në Shqipëri, ku në disa qytete ka patur përmbytje të sipërfaqeve bujqësore prej reshjeve të dendura të shiut.

Nga ana tjetër Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vazhduar operacionet e shpëtimit dhe evakuimit për familjet që banojnë në zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

Gjatë orëve të fundit janë evakuuar në jug të vendit rreth 90 persona, ndërsa angazhimi i forcave të ushtrisë për evakuimin e banorëve të rrezikuar vazhdon. Reshjet e dendura të shiut përfshirë qytetet Tiranë, Kukës, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Fier, etj, duke detyruar autoritete që gjatë dy ditëve të evakuojnë gjatë dy ditëve qindra persona.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë nëpërmjet një njoftimi ka konfirmuar se rreth 400 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në terren, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve. Ndërkohës përveç përmbytjes së tokave bujqësore, janë përmbytur dhe qindra shtëpi sidomos në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit të Shqipërisë, në vend janë pa energji elektrike 45,000 abonentë.

Ndërkohë në një buletin të Institutit te Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë të publikuar sot, thuhet se reshjet do të vazhdojnë sot dhe nesër, me një intensitet mesatar. Gjithashtu sipas këtij instituti parashikohen reshje dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit