MPB-ja tregon se situata në Mitrovicë është e qetë

Mos i humb

 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra, në një përgjigje për Koha.net thotë se asnjë polic i Forcave Policore të Kosovës, nuk ka shkuar në veri dhe se gjendja është stabile.

Ai tha se siguron qytetarët që situata është e qetë dhe stabile.

“Situata është krejt normale. Asnjë polic i njësive speciale nuk ka lëvizur në veri të vendit, me përjashtim të atyre që janë permanent në rajonin e Mitrovicës. Situata është e qetë dhe nuk ka as një lloj indicie deri në këtë kohë që të ketë ndonjë destabilizim apo trazira të ndryshme “, tha Shkodra.

10:55 Forca Policore të Kosovës nisin të grumbullohen në Mitrovicë

Ndonëse dje u raportua gjatë ditës se gjendja në Mitrovicë është stabile, megjithatë mëngjesin e sotëm Forcat Policore kanë filluar të grumbullohen.

Sot njësitë elitare të Policisë së Kosovës, bashkë me forcat elitare “FIT” dhe forca tjera speciale nga Prishtina, kanë filluar të grumbullohen në bazën “Belvedere” që gjendet në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Koha.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, dhe ata nuk e kanë mohuar një gjë të tillë, por kanë thënë se Forcat Policore janë të gatshme për çdo rast, pa dashur të japin detaje tjera.

Dje pranë liqenit të Ujmanit, u pa një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it, por siç thanë ata, prania e tyre ishte vetëm pjesë e një ushtrimi të planifikuar. Ndërkaq, zv.ministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra tha se pavarësisht situatës së qetë, institucionet e Kosovës kanë marrë me seriozitet çdo veprim.

Kujtojmë se ditë më parë, me një urdhër operativ Policia e Kosovës ua ka ndërprerë shkuarjen në pushime pjesëtarëve të uniformuar të saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit