MPB: Serbia po ndalon qytetarët me patent-shoferë të Kosovës

Mos i humb

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka reaguar ndaj ndalimit të lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës, që po ua bën Serbia kur ata tentojnë të kalojnë nëpër territorin e Serbisë me patentë shoferë nga Kosova.

MPB përmes një njoftimi për media thotë se është duke shqyrtuar me seriozitet rastet e qytetarëve të cilëve kanë hasur në vështirësi qarkullimi me patentë-shoferët e Republikës së Kosovës, gjatë kalimit të tyre nëpër territorin e Serbisë.

Me këtë rast, sipas MPB-së, atyre u është kufizuar liria e lëvizjes.

“Me Marrëveshjen e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë të vitit 2011, në kuadër të lirisë së lëvizjes, u mundësohet qytetarëve të udhëtojnë lirshëm me patentë-shoferët e shtetit përkatës. Pika e pestë e kësaj marrëveshjeje thotë: “Secila palë do të marrë të gjitha masat që t’ua mundësojë qytetarëve të palës tjetër të udhëtojnë lirshëm brenda dhe përmes territorit të njëra-tjetrës me patentë-shoferin e lëshuar nga autoritetet e veta”, thuhet në reagimin e ministrisë së brendshme.

Ata po ashtu kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët e RKS që lëvizin me veturë nëpër territorin e Serbisë, e të cilët kanë hasur në situatat e tilla, të lajmërohen në policinë kufitare ose në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës.

“Gjithashtu, qytetarët mund të kontaktojnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme përmes këtyre kontakteve: Zip-mpb@rks-gov.net; 038 200 19 545 apo 045 149 111”, thuhet në njoftimin për media të MPB-së./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit