MPJ e Turqisë dënon vendimin e parlamentit holandez

Mos i humb

Turqia dënoi ashpër vendimin e parlamentit holandez për të njohur pretendimet armene rreth ngjarjeve të vitit 1915 si “gjenocid”.

“E dënojmë fuqishëm vendimin e sotëm të Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës për të njohur ngjarjet e vitit 1915 si ‘gjenocid'”, ka reaguar Ministria e Jashtme turke përmes një deklarate.

Duke e përshkruar vendimin e parlamentit holandez si “të pabazë”, ministria tha se vendimi në fjalë nuk ka vend as në histori, as në drejtësi.

“Prandaj, ai nuk ka asnjë detyrim ligjor apo vlefshmëri”, thuhet në deklaratë.

“Pozicioni i Turqisë në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 bazohet në fakte historike dhe parimet e ligjit”, ka reaguar ministria.

Pozicioni i Turqisë mbi ngjarjet e vitit 1915 është se vdekjet në mesin e armenëve në Anadollin lindor në vitin 1915 ndodhën pasi disa morën anën e rusëve pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Një zhvendosje pasuese e armenëve rezultoi në viktima të shumta.

Ankaraja nuk e pranon “gjenocidin” e pretenduar, por pranon se ka pasur viktima në të dyja anët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Turqia kundërshton prezantimin e incidenteve si “gjenocid”, por i përshkruan ngjarjet e vitit 1915 si një tragjedi për të dyja palët.

Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të trajtuar këtë çështje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit