MPJ e Turqisë përgënjeshtron pretendimet për “provokimin e helikopterit të ministrit grek”

Mos i humb

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy përgënjeshtroi pretendimet se helikopteri që transportonte ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos është provokuar nga avionët luftarakë turq

Në përgjigjen e tij me shkrim ndaj pyetjes së drejtuar ministrisë lidhur me çështjen në fjalë, Aksoy ka thënë se avionët luftarakë turq kanë kryer detyrën e tyre identifikuese në kuadër të aktiviteteve rutinore të tyre në Egje.

“Nuk bëhet fjalë për provokim të helikopterit që transportonte ministrin e nderuar. Nuk i shërben për asgjë këtij vendi që të rrisë tensionet duke dramatizuar fluturimet rutinë. Në vend të kësaj, këto çështje duhet të diskutohen brenda procesit të masave për rritjen e besimit që janë nisur mes ministrive të të dyja vendeve”, theksoi Aksoy.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit