MPJ: Madagaskari nuk e ka tërhequr njohjen, Serbia po bën përsëri propagandë

Mos i humb

Mediat serbe raportuan më herët se shteti i Madagaskarit ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç citohet të ketë thënë se kanë marrë njoftimin zyrtar nga ministria e Punëve të Jashtme e këtij shteti, dhe ku bëhet e ditur se vendimi është marrë më 5 dhjetor.

Mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Fatmir Haxholli, këshilltar  i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë për lajmi.net se MPJ-ja nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar për këtë.

Madje siç ka pohuar ai, Serbia po mundohet që të shfrytëzojnë ish-ambasadorin e Madagaskarit në Rusi, e që tani është ministër i Punëve të Jashtme atje, që të bëjnë propaganda të tilla.

“Ne nuk kemi marrë një njoftim të tillë. Serbia dhe ministri i Jashtëm i tyre po mundohen që të shfrytëzojnë ish-ambasadorin e Madagaskarit në Rusi e që tani është ministër i Jashtëm për të bërë propagandë”, ka thënë ai.

“Gjithashtu, akti i tërheqjes së njohjes nuk njihet në të drejtën ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Sipas tij, i njëjti mund të ketë marrëdhënie të ngushta me Beogradin.

Matoshi po ashtu ka njoftuar se ministri i Jashtëm Pacolli është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në këtë shtet, për të sqaruar këto pretendime të palës serbe.

Ai ka bërë të ditur se Pacolli është takuar edhe me presidentin e këtij shteti.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Serbia pretendon se shtete afrikane kanë tërhequr njohjen e Kosoës.

Mirëpo, të gjitha rastet në fjalë ishin mohuar nga ministria e Jashtme e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit