Muaji i Madhërueshëm i Ramazanit, Fondacioni Kuvaitjan shpërndan ndihma për të varfërit e Kavajës

Mos i humb

Paraditen e sotme në ambientet e jashtme të Xhamisë “Kubelije” në qendër të Kavajës u shpërndanë pako me ndihma humanitare.

Me rastin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit përfaqësues të fondacionit Kuvaitjan shpërndanë për të varfërit në qytet pako me ndihma ushqimore.

Me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë këtyre familjeve të varfra në këtë muaj të begatë vetëm paraditen e sotme u shpërndanë afërsisht 100 pako me ushqime. Vaj, oriz, makarona dhe ushqime të tjera të shportës të ushqimeve bazë.

Teksa merrnin pakot me ndihma nevojtarët nga qyteti i kavajës ndiheshin të lumtur që dikush u kujtua për ata në këtë muaj të veçantë.

Ndihmat e dhuruara nga fondacionit Kuvaitjan pavarësisht se jo në sasi të konsiderueshme ato janë një shembull e ndihmave dhe mbështetjes që duhet të japin për të varfrit dhe në veçanti agjeruesit të gjithë ata që kanë mundësi.

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit