Muharremaj studentëve: Ushtria bëhet me 14 dhjetor, do ta festojmë të gjithë!

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur një ligjeratë para studentëve të kolegjit AAB, i cili fillimisht ka sqaruar para tyre se si funksionon qeverisja lokale, duke marr shembull komunën të cilën ai e udhëheq, ndërsa ka prezantuar para tyre suksesin dhe mos suksesin e arritur brenda periudhës së udhëhequr prej tij.

Ndonëse këto ditë aktualitet është formimi i Ushtrisë së Kosovës, kryetari Muharremaj nuk i shpëtoi pyetjes së studentëve se a do të krijohet vëretë Ushtria e Kosovës në datën e paralajmëruar.

Kryetari Muharremaj, nuk hezitoi të jap përgjigje koncize, gjë që edhe i entuziazmoi të gjithë të pranishmit. Ai, me këtë rast tha se ushtria do të bëhet dhe do të festojmë.

“Ushtria bëhet me 14 dhjetor, do ta festojmë të gjithë, ky është vendim i prerë”, është shprehur Muharremaj para studentëve.

Kryetari Muharremaj, i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve që i’u drejtuan nga studentët me theks të veçantë lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për taksën ndaj Serbisë. Sipas tij, ky vendim shprehë reciprocitet në raport me shtetin e Serbisë. Ai, më tutje ka siguruar studentët, që pravarësisht presioneve, taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa kjo e fundit ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

“Jemi një shtet multietnik, ata njerëz që të respektojnë duhet t’i respektosh edhe ti, ata që nuk të respektojnë mos i respekto. Kjo taksë nuk heket derisa Serbia ta njeh shtetin e Kosovës. Kjo qeveri mund të shkojë në shtëpi, por ne këtë vendim që kemi marr nuk do ta heqim. Ne jemi shteti i vetëm në rajon që jemi të izoluar dhe ka ardhur koha të ngulim këmbë e t’i tregojmë Serbisë, se edhe Kosova di të marrë vendime të mëdha për ta mbrojtur vendin e vet”, tha Muharremaj.

Ndryshe, Muharremaj para studentëve ka bërë të ditur disa projkte të mëdha, që do të bëhen në qytetin e Suharekës, derisa ka theksuar edhe njëherë se të gjitha premtimet e dhëna do t’i realizojë gjatë mandatit qeverisës për ta avancuar standardin e qytetarëve të Suharekës. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit