Mukabele, tradita Osmane që përjetohet me shekuj në Shkup

Mos i humb

Muslimanët në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, edhe sot vazhdojnë leximin e Kur’anit (mukabele) që është një prej traditave nga periudha Osmane.

Pas ndërprerjes në vitet 1990 me arsyetimin se është bid’ad (shtesë apo shpikje) në fe, tradita shekullore e mukabeles si një amanet nga Osmanët ka filluar të lexohet edhe në këtë muaj të Ramazanit në xhamitë e Shkupit me përpjekjet për ta vazhduar këtë traditë.

Mukabele, që nënkupton “të lexuarit ballë për ballë duke e kontrolluar”, ashtu sikurse në të gjitha vendet e botës islame edhe në Maqedoninë e Veriut ndiqet dhe praktikohet nga shumë besimtarë. Mukabele-ja zakonisht lexohet nga hafizët ose imamët e xhamive, ndërkohë ndiqet dhe kontrollohet nga besimtarë të cilët duke u ulur përballë personit që këndon Kur’ani Kerim-in kontrollojnë dhe ndjekin leximin e tij.

Mukabele-ja e cila praktikohet çdo Ramazan prej më shumë se 10 vite pa ndërprerë, edhe këtë vit po përjetohet si traditë shekullore Osmane në Xhaminë e Dyqanxhikut, e cila është një xhami historike e periudhës Osmane në Shkup.

Xhamia e Dyqanxhikut u rindërtua dhe u hap në vitin 2007 pasi një pjesë e madhe e saj ishte shembur në tërmetin e vitit 1963 në Shkup. Imami i saj Abdülkerim Ebibi, duke folur për Anadolu Agency (AA) tha se janë të lumtur që po mundësojnë ringjalljen e traditës 500 vjeçare të mukabeles të cilën ai e cilëson si “zakon të bukur”.

Pasi ka rikujtuar se kjo traditë vazhdon pa ndërprerë që 13 Ramazane në Xhaminë e Dyqanxhikut që nga hapja e saj në vitin 2007, Ebibi tha se, “Ne jemi përpjekur ta ringjallim këtë traditë e cila ishte në harresë dhe aktualisht me 10 hafizë vendas në 5-6 vitet e fundit, me hafizët tonë shkupjan ne e kryejmë mukabelen dhe pas kësaj gjithashtu do të vazhdojmë ta bëjmë këtë kudo që të jemi”.

– Ramazani në Shkup kalon bukur

Më parë tradita e mukabeles ishte e pranishme pothuajse në të gjitha xhamitë në Shkup, kryesisht në xhamitë e mëdha, tha Ebibi duke shtuar se pas një ndërprerjeje për një periudhë rreth 20 vjeçare kanë për qëllim ta ringjallin këtë traditë.

Ai tha se popullata e Shkupit, burra, gra dhe fëmijë, i kushtojnë shumë rëndësi traditës së mukabeles.

“Ata vijnë bashkë me Kur’anët e tyre. Presin që hafizët të hyjnë brenda dhe të fillojnë. Kjo është një nga zakonet më të bukura të Shkupit që i ka mbetur nga osmanët. I falënderuar qoftë Allahu, Ramazani në Shkup kalon bukur në përgjithësi. Shkupi është një prej qyteteve ballkanike që edhe Islami edhe Ramazani përjetohen bukur”, shtoi Ebibi.

Më tej, Ebibi thekson se tradita e leximit të Kur’anit vazhdon që nga koha e Profetit Muhammedit (a.s), i cili përgatitej në mënyrë të veçantë për Ramazan duke lexuar Kur’an më shumë dhe duke agjëruar në muajt Rexhep dhe Shaban.

“Profeti ynë kishte një program të veçantë përgatitjeje për Ramazan. Por, kryesisht ai në muajin e Ramazanit çdo vit lexonte Kur’anin, pjesët e zbritura melekut Xhebrail, që quhet ‘arza’. Po ashtu edhe Xhebraili ia lexonte atij. Ne këtij leximi në mënyrë të ndërsjellë i themi mukabele. Kjo ka ndodhur dy herë, para se të ndërronte jetë profeti në muajin e fundit të Ramazanit. Pra, ai ia ka lexuar Xhebrailit dy herë të plota Kur’anin dhe po ashtu anasjelltas edhe Xhebraili atij”, shpjegoi Ebibi.

– E pamudur të ndash Kur’anin nga Ramazani

“Ramazani është një muaj i Kur’anit, ndërsa Kur’ani është një libër i shenjtë dhe udhëheqës”, thotë Ebibi, duke shtuar se, “Është e pamundur që të ndahet muaji i Ramazanit nga Kur’ani i shenjtë apo Kur’ani i shenjtë nga muaji i Ramazanit”.

Duke theksuar se muslimanët duhet të largohen nga veprat e botës dhe të përqëndrohen në Kur’an dhe të përpiqen të adhurojnë me respekt ndaj Allahut në Ramazan, Ebibi tha se, “Pejgamberi këto i kryente gjatë muajit të Ramazanit. Ai nuk kishte ndonjë adhurim të posaçëm, të veçantë. Namazi i teravive na është lënë ‘sunnet’ neve, ndërsa agjërimi na është lënë ‘farz’ nga Allahu. Këto ishin adhurimet. I dërguari i Allahut, sahabet me këto adhurime afroheshin më shumë tek Allahu”.

– Shumë i rëndësishëm që qëllimi ynë të jetë i sinqertë

Ai ka përmendur edhe rëndësinë e qëllimit në adhurim duke theksuar se, “Pastërtia dhe sinqeriteti janë shumë të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që qëllimi ynë të jetë i sinqertë. Duhet të kemi kujdes me qëllimet tona. Ashtu sikurse fillimi i qëllimit tonë edhe fundi i tij është shumë i rëndësishëm. Qëllimi ynë mund të jetë i drejtë, por ndërkohë, djalli mund të ndërhyjë dhe të prishë qëllimin tonë të drejtë. Ne mund të zbresim në 10, në 50 nga 100 shpërblime që mund të marrim nëse qëllimi ynë ndryshon më pas. Prandaj nuk duhet të lejojmë këtë lojë. Edhe falja e teravive që është një adhurim i gjatë, ne duhet ta falim ashtu siç e kemi edhe qëllimin që në fillim me 20 rekate”.

Duke tërhequr vëmendjen se muslimanët duhet të luftojnë kundër mashtrimeve të djallit, Ebiti theksoi se, “Ne duhet të luftojmë me këto edhe brenda namazit. Krijuesi ynë, na mundësoftë që të kryejmë adhurime të mira dhe në mënyrën më të mirë që të na afrojnë sa më shumë me atë”.

– Nëse në Ramazan ka një namaz nate, ato janë teravitë

Në fjalën e tij, Ebibi ka vënë në dukje se ashtu si në shumë xhami edhe në Xhaminë e Dyqanxhikut është bërë një propagandë negative në 25-30 vitet e fundit dhe se janë të shqetësuar duke parë rezultatin e gabimit të bërë.

“Cili është ai gabim, që namazin e teravive nga 20 rekate e ulëm në 8. Kolegët tanë janë përpjekur, kanë luftuar me këtë për 25-30 vite. Dhe mesa shoh ky gabim ka rezultuar me sukses në kuptimin negativ. Xhamitë zbrazen pas rekatit të tetë. Me të vërtetë që është një pamje e dhimbshme”, tha Ebibi.

Vitet e fundit po bëhen përpjekje që të tregohen si një dëshirë 10 netët e fundit të ramazanit, thekson Ebibi dhe shton se në vitet e fundit, po tregohet nje interesim apo tendencë më shumë ndaj namazeve te natës qe quhen ‘Kijamul Lejl‘, kryesisht në 10 netët e fundit te ramazanit

“Po përpiqen të nxjerrin në plan të parë namazin e natës. Por vetë edhe namazi i teravive është ‘Kijamul Lejl‘, një namaz nate. Për mendimin tim nuk ka ndonjë kuptim që një njeri që nuk fal 20 rekate të namazit të teravive të falë namazin e natës”, thotë Ebibi.

Po ashtu, ai ka theksuar se Pejgamberi Muhammed (a.s) asnjëherë nuk e ka falur dhe nuk ka drejtuar falje duke organizuar imam-xhemat për namazin e natës

“Pejgamberi ka nisur namazin e natës rastësisht dhe pasi është lidhur në namaz duke lexuar me zë pas tij janë renditur një apo dy nga sahabet duke formuar xhemat. Dhe kjo ka ndodhur rastësisht. Pra, ashtu sikur ne dhe shokët tanë veprojnë, nuk mund të falet namazi i natës në mënyrë të organizuar. Në Ramazan nëse ka një namaz nate ato janë namazi i teravive. Ne këtë namaz të teravive falë shokëve tanë e kemi zbritur në tetë rekate. Është një pamje e hidhur. Nuk është një skenë që i përshtatet Shkupit”, thekson Ebibi.

Ebibi uron që Ramazanin ta përjetojmë ashtu si më parë me agjërimin, syfyrin, iftarin dhe namazin e teravive me 20 rekatë.

“Kohë më parë xhamitë ishin të mbushura. Askush në xhami nuk luante nga vendi pas 8 apo 12 rekatëve. Xhemati i tërë si në fillim të faljes shpërndahej, dilte nga xhamia kur përfundonte namazi i teravive dhe vitrit. Ndërsa tani, për fat të keq, përballemi me një pamje të shëmtuar, që na bën të trishtuar. Shpresoj që në vitet e ardhshme të heqim dorë nga ky gabim. Do të përpiqemi që të përjetojmë përsëri Ramazanet e mëparshme”, shprehet Ebibi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit