Mulla Idriz Gjilani, Disa nga thëniet e tij.

Mos i humb

Mulla Idriz Gjilani, Disa nga thëniet e tij.

“Pa shkollim nuk ka fe të mirëfilltë. Xhahili ( injoranti) është argat i robërisë dhe i xhehenemit”.

“Urrejtjen në zemrat e njerëzve ta kthejmë në dashuri. Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri dhe të duhemi si vëllezër”.

“Kosova kurr nuk do të fitojë lirinë duke u mbështetur në fqinjët armiq tradicionalë të Shqipërisë dhe akoma më keq duke u mbështetur në komunistët serbë.
Liria e vatanit nuk fitohet me parti dhe me shkije të veshur shqiptarçe”.

Betimi i formuluar nga Mulla Idriz Gjilani në shtabin ushtarak të Lidhjes së Dytë të Prizrenit të themeluar në vitin (16-23 shtator 1943) që bëhej mbi një tavolinë ku ishte vendosur Kur’ani dhe një revolver nagant :

” Betohem se nuk do të tradhtoj. Kthim prapa s’ka! Plaçkë s’ka, as dhunë në nder të armikut. Do të luftoj deri në fund të jetës sime për lirinë e Shqipërisë së bashkuar!”

Shkoqitur nga libri ” 100 Personalitete Shqiptare të Kulturës Islame”
Shekulli XIX – XX”

fq. 97-98.
Botues :
Komuniteti Musliman i Shqipërisë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit