Mulla Osmani i reagon Jakup Krasniqit: Bac, dihet se modeli i aplikimit të fesë në Kosovë ka qenë shembull për rajonin!

Mos i humb

Një sqarim/reagim në lidhje me shkrimin e z.J.Krasniqit,i burgosuri politik nga regjimi serb dhe ish zëdhënsit te UÇK-së dhe ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, publikuar ne portalin e gazetës “Koha ditore” në lidhje me ndikimin e Serbisë edhe përmes elementit fetarë në realizimin e planeve famëkeqe kundër shqiptarëve.

Bac, Unë gjithmonë ta kam quajtu keshtu!
Bac, me te thirre me emra tjer me duket sikur te largoi nga rrespekti qe kam për ty.
Ju kujtojmë juve baci Jakup,por edhe opinionit të gjerë, meqense shumica jan në dijeni po edhe ju paskeni “harruar”, se ne, një numër i konsideruar hoxhallarësh ashtu si historikisht gjate procesit te Livizjeve Kombëtare Shqiptare edhe procesit te luftes sē UÇK-së ne Kosovë.

Bac, dihet se modeli i aplikimite te fes ne Kosove ka qen shembull per rajonin e pse jo edhe me gjer. Ne disa hoxhallare, që nga paralufta, gjate por sidomos paslufte kemi vërejtur një tendencë të përhapjes së ideologjive dhe lëvizjeve fetare në emër të islamit në Kosovë,por dhe më gjerë në trojet shqiptare nga disa “imamë”të BIK -ës me synime të qarta, futjen e përqarjes dhe mohimin e vlerave tona nacionale në emë të fesë, realizimin e projekteve antishqiptare të sajuara në kuzhinat e Beogradit dhe të financura nga Serbia dhe aleatet e saj nga lindja dhe perendimi.

Kemi ngritur shqetësimin në forumet tona brenda BIK -ës një kohë të caktuar dhe kur kemi vërejtur se edhe kreu i këtij institucioni është në koalicion me këto lëvizje, kemi dalur edhe publikisht me deklarimet tona përmes Sindikatës së BIK -ut të cilën e themeluam për këtë qëllim.

Bac, Jemi përballur në vazhdimësi me këta elementë edhe në xhamitë e xhematet tona por edhe nëpër mediume publike.
Bac, Jemi sulmuar fizikisht, jemi kërcënuar e shantazhuar në format më të ndryshme nga ky “koalicion “.
Bac, Është në dijeni i gjithë opinioni shqiptarë atdhedashës për qëndrimet tona në lidhje me këtë dukuri.

Bac, Fatkeqësisht nuk kemi pasur, e as sot e kësaj dite nuk kemi, përkrahjen e institucioneve tona në këtë përpjekje madje as tuajen sa keni qen kryetar i kuvendit te Kosovës,por as sot si kryetar i keshillit kombëtar te NISMES SD.
Bac, E ndoshta e gjith kjo ka ndodhur ne prani te syve te politikes po edhe me miratimin e tyre.

Bac, Kreu i BIK u pozicionua kundër nesh duke mbrojtur e përkrahur ata me të cilët ishte në koalicion, në dëm të interesit fetar İslam dhe atij kombtarë Shqiptar.

Bac, E mbështesim fuqishëm idenë tuaj baci Jakup, edhe pse e vonuar, që qeveria e Republikë së Kosovës ta themeloj një ekip ekspertësh dhe ta hulumtoj në detaje këtë fenomen të rrezikshëm për vendin edhe institucionin e BIK-ës dhe rolin e tij në këtë çështje në veqanti që nga paslufta e deri më sot e veçanërisht lidershipin e tij.

Bac, Nuk duhet “harruar” edhe bashkësit tjera fetare te cilat nuk jane hiq ma mirë se sa BIK-u ne këtë aspekt.

Bac, Ne jemi të përkushtuar në vazhdimin e rrugës tonë në ruajtjen e vlerave tona kombtare dhe fetare në interes të mirqenjës së vendit dhe kombit shqiptarë po sukur te mbesim edhe te vetmuar.

Bac, Ne kemi kerkuar dhe prap po kërkojmë nga institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe të gjithë shqiptarët që ti bashkërendisim veprimet tona dhe ta mbështesim njëri tjetrin në luftë kundër të keqës dhe kundër atyre që abuzojnë me ndjenjat shpitrërore/fetare për interesa të ngushta dhe agjenda të huaja.

Bac,Te përshendes me Selam i juaji mulla Osman S Musliu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit