Mungesa e hekurit është mungesa ushqimore më e përhapur në botë!

Mos i humb

Kjo mangësi prek rreth 2 miliardë njerëz në botë. Edhe pse shkenca ka përparuar shumë dhe informacioni është i arritshëm, ¼ e popullsisë së botës mbetet anemike, gjysma prej të cilëve e pësojnë si pasojë e mungesës së hekurit në ushqim. Te meshkujt adultë dhe në moshën e tretë, kjo anemi shkaktohet si pasojë e humbjes kronike të gjakut.

Kur depozitat e hekurit zbrazen, organizmi rrit automatikisht përthithshmërinë e tij. Burime të mira të hekurit janë mëlçitë, fasulet e bardha, mishi i viçit, mishi i errët i shpendëve, toni i freskët, frutat e thara dhe molusqet. Hekuri i mishit ka përthithshmërinë më të lartë.

Hekuri i ushqimeve bimore ndikohet tej mase nga ushqimet e tjera që konsumohen me to. Prezenca e një sasie të vogël mishi e rrit shumë biodisponibilitetin e hekurit të ushqimeve bimore, si dhe prezenca e aciditetit e bën atë më të përthithshëm, si: portokalli, domatet, qitro, specat e kuq, kivi dhe brokoli. Personat me aciditet të ulët të stomakut janë më të rrezikuar të shfaqin mungesë hekuri.

Por kujdes, ja cilat janë ushqimet që nuk duhen konsumuar bashkë me hekurin; çaji jeshil, kafja, drithërat me krunde, soja, qumështi, kakao dhe çokollata. Kujdes! Fëmijët e moshës nën 2 vjeç nuk duhet të konsumojnë më shumë se 500 ml qumësht në ditë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit