Muri me Meksikën, SHBA e kërkon modelin në Izrael

Mos i humb

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen ka parë nga afër kufirin me gardh telash mes Izraelit dhe Egjiptit, për të marrë një ide për kufirin mural mes SHBA-së dhe Meksikës.

Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojnë një mur të gjatë 3200 km në kufirin me Meksikën për të parandaluar emigrantët e paligjshëm.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu zemëroi Meksikën vitin e kaluar kur mbështeti publikisht nismën Trump dhe sugjeroi që kufiri mes Izraelit dhe Egjiptit të përforcohet kulla dhe sensorë, si një model për një mur në të ardhmen. Dhe Trump shfaqi pëlqimin e tij për këtë zgjedhje.

Një zyrtar amerikan i cili foli me Reuters në kushte anonimiteti konfirmoi vizitën e Nielsen në kufirin izraelito-egjiptian.

Gardhi i Izraelit në vijën kufitare më Egjiptin rreth 5 deri në 8 metra i lartë, u ngrit për një periudhë prej tre vjetësh përgjatë 230 kilometrave në shkretëtirën e Sinait dhe kushtoi rreth 380 milionë dollarë.

Izraeli pretendon se gardhi ka ndaluar fluksin e emigrantëve afrikanë dhe infiltrimin e militantëve. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit