Musk gjobitet dhe shkarkohet nga roli i drejtuesit të Teslas, për disa “cicërima”

Mos i humb

Elon Musk duhet të dorëhiqet nga posti i drejtuesit më të lartë të Teslas, si dhe të paguajë një gjobë të majme prej 20 milionë dollarësh, pas marrëveshjes së arritur me mbikëqyrësin rregullator të tregjeve në Shtetet e Bashkuara, për shkak të “cicërimave” të tij mbi privatizimin e prodhuesit të automjeteve.

Zhvillimi i fundit vjen pas vendimit të së enjtes nga rregullatori “Securities and Exchange Comission” (SEC) për të paditur Muskun mbi dyshimet për mashtrim me fondet. Sipas marrëveshjes, Musk mund të qëndrojë në postin e shefit ekzekutiv të Teslas, por jo edhe si drejtuesi më i lartë, të paktën për 3 vitet e ardhshme.

Dyshimet për mashtrim lidhen me mesazhet e publikuara prej tij në “Twitter” gjatë muajit gusht, kur Musk tha se po merrte në konsideratë privatizimin e prodhuesit të makinave elektrike Tesla. Ai shkroi se kishte “siguruar fondet” për propozimin në fjalë, gjë që do të mundësonte vlerësimin e Teslas në rangun e 420 dollarëve për aksion.

Aksionet fillimisht pësuan një rritje pas këtij njoftimi, por shumë shpejt ranë në vlerë, ndërsa mbikëqyrësi financiar deklaron se pretendimet e Musk ishin “false dhe çorientuese”.

“Realisht, faktet tregojnë se Musk as nuk kishte diskutuar, e jo më të kishte konfirmuar, kushtet kryesore të marrëveshjes, përfshi këtu çmimin, me financuesin potencial”, deklaroi SEC pas hetimit të vet.

Musk iu kundërpërgjigj fillimisht akuzave, duke thënë se veprimi i SEC ishte “i pajustifikueshëm” dhe se ai vet kishte vepruar në “interesin më të mirë të së vërtetës, transparencës dhe investitorëve”.

Veç gjobës, Musk do të duhet të pajtohet me procedurat e komunikimit të kompanisë kur të shkruajë në “Twitter” mbi firmën në fjalë. Ai ka tashmë 45 ditë kohë për të dhënë dorëheqjen nga roli i drejtuesit të Teslas./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit