Mustafa Bajrami i përgjigjet Fatmir Limajt dhe të tjerëve që mendojnë si ai!

Mos i humb

Me respekt!

Do të isha pajtuar plotësisht me Fatmir Limajn që tha se ka punë në Kosovë, por s’ka punëtorë. Se në Ferizaj paskësh 500 vende të lira të punës, por s’ka të rinj me zanat!

Ama, me një kusht!

Të kishte thënë Fatmir Limaj se: “ne klasa politike e vendit e shkretuam sistemin arsimorë të Kosovës qe 20 vite e këndej, e dashtë Zoti do të mund ta riparojmë shkretimin tonë!”,

Të kishte thënë se: “ne klasa politike lejuam dhe nxitëm hapjen e drejtimve të panevojshme, enorme, të palogjikshme dhe të papërballueshme për kaçikun e Kosovës!”,

Të kishte thënë se: “kemi hapur “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci” aq shumë sa të ishte Kosova shtet me 50 milion banorë e me 150 ambasada e po aq konsullata nëpër botë””,

T’i kishte shkruar ndërmend të thoshte se: “kemi orientuar të rinjtë tanë kah “Banka dhe Financa” si të ishte Kosova Gjermani!”,

Të kishte, së paku përmendur se: “kemi hapur “Infermieri-a” në çdo skutë të vendit si të ishte Kosova parajsa e spitaleve moderne, apo, si të ishte populli i saj i tëri i sëmurë!”,

Të kishte thënë se kemi hapur drejtime për “Integrime Evropiane”, kemi shkruar libra të tërë për këto drejtime, kemi harxhuar kuadro dhe aq shumë para, si të ishte Kosova Katedra e vetme e Evropës për politika ndërkombëtare, dhe, sikur të ishte kjo e vetmja derë e shpëtimit të Kosovës!”,

Pra, të kishte thënë se: “ne gabuam shumë që nuk e morëm për model Gjermaninë, Turqinë, Tajvanin, Evropën dhe vendet tjera të zhvilluara, po,r punuam paushall e krye në vete pa u konsultuar me askënd!”.

Përndryshe;

Të kishte thënë z. Fatmir Limaj, se: “e si të punojë një i ri saldues, kur ai në jetën e tij kurrë s’ka prekur me dorë aparat saldimi?”,

Si të punojë ciceron turizmi kur atij kurrë nuk i janë prezantuar si duhet, sa duhet e as në mënyrë profesionale statistikore resurset e Kosovës?

Dyshoj nëse të rinjtë tanë dinë gjë për Burimin e Drinit, për Ujëvaret e Mirushes, për bjeshkët e Rugovës, për bukuritë e maleve të Kamenicës, e për shumë nimete tjera që na i kanë dhuruar Allahu i Madhërishëm!

E të rinjtë tanë, megjithatë, ia dalin. Ata po vetë-arsimohen, vetë po bëhen kamarierë të vyeshëm pa pasur një ditë shkollë në hotelieri!

Është e vërtetë se Kosova na është tokë e bereqetshme, se ka nimete të shumta në te, se mund të punohet aty.

Por, ama, përgjegjësit politik do të duhej ta kishin organizuar sistemin arsimoro-edukativ si duhet, adekuat për nevojat e kohës.

Së paku të mos e kishin prishur!

Do të duhej të kishin stopuar hapjen e drejtimeve të pa nevojshme për kohën, drejtime këto ku të rinjtë tanë pasi t’i kryejnë studimet aty, për vjet të tëra të mos mujn me gjetë punë.

E ndoshta kurrë!

Por, tmerrshëm dhe për fatin e keq të tyre, gjithnjë duke ëndërruar si të ikin prej Kosove!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit