Mustafa ironizon me Haradinajn: Lë të këshillohet me 35 këshilltarët e tij për taksën

Mos i humb

Ish kryeministri i Kosovës, tani kryetar i partisë në opozitë, LDK-së, Isa Mustafa ka ironizuar me pasardhësin e tij në qeveri, kryeministrin Ramush Haradinajn, i cili këto ditë është vënë në presion nga faktorët ndërkombëtarë sa i përket taksës ndaj produkteve të Serbisë.

Mustafa ka thënë se Haradinaj e ka lehtë të merr vendim lidhur me taksën, duke iu referuar numrit të lartë të këshilltarëve në kabinetin e tij qeverisës, si dhe numrin e zëvendësministrave.

I pytur nga Kosova Post se si do të vepronte ish kryeministri Myustafa sikur të ishte në vendin e Haradinajt, ai u përgjigj se nuk e ka pasur as për së afërmi një numër kaq të lartë të këshilltarëve në kabinetin e tij.

“Unë kam pas më pak këshilltarë, as 11 këshilltarë nuk i kam pasur. E, tash kryeministri Haradinaj i ka 35 këshilltarë. Po ashtu, i ka edhe 80 zëvendës ministra që edhe ashtu nuk punojnë asgjë e mund të me të ju thotë të ulen e mendojnë, edhe ministrave se ka shumë”, tha Mustafa.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkrahur vendimin për taksën, megjithatë ai ka rikujtuar se Kosova duhet të jetë e kujdesshme në raport me kërkesat e partnerëve ndërkombëtar, e jo të bëhët ‘luftë’ meritash.

“Serbia e ka merituar dhe e meriton një masë tillë. Mirëpo, karshi kërkesës së BE-së, dhe SHBA dhe partnerëve tanë strategjikë, Qeveria duhet ta merr përgjegjësinë dhe të merret vesh me ta”, ka deklaruar Mustafa.

Sipas tij, nuk i takon LDK-së që ta këshillojë Qeverinë se si të veprojë në të ardhmen.

“Ata e kanë përgjegjësinë e qeverisjes dhe vendosjes. Nuk na kanë pyet neve si LDK kur kanë marrë vendim për taksën. Bile, tash po shtyhen për merita, a Kadri Veseli, a Enver Hoxha a Ramush Haradinaj!”, tha Mustafa.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka lëvizur nga qëndrimet e mëparshme lidhur me taksën ndaj produkteve serbe. Ai ka thënë se taksa edhe mund të hiqet nëse paraprakisht do të kenë një garancë nga faktori ndërkombëtarë se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit