Mustafa: Koalicioni qeverisës në panik, presim caktimin e datës së zgjedhjeve

Mos i humb

Koalicioni qeverisës është në panik dhe po humb votuesit e tyre, tha zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një konferencë për media.

Me ketë rast, Mustafa tha se lojërat që po bëjnë partitë në koalicionin qeverisës, “nuk i mashtrojnë as kalamajtë e mahallës”.

“Ky koalicion qeverisës është në panik të skajshëm dhe këtë e kanë kuptuar edhe qytetarët e Kosovës . Përderisa çdo ditë na bëjnë thirrje për unitet çdo ditë e shohin votën e tyre duke u tkurrur. Ky koalicion qeverisës i cili ka kryeministrin, kryeparlamentarin, presidentin dhe të ashtuquajturin ekip negociator, në vend që të marrin përgjegjësi, nga paniku kanë nisur një fushatë të koordinuar ndaj LDK-së. Këto lojëra nuk i mashtojnë as kalamajtë e mahallës. Nuk na çudisin aspak ky koalicion që po mundohen të na e lënë fajin neve”, u shpreh Mustafa

Mustafa teksa ka thënë se po presin që të caktohet data e zgjedhjeve, ka shtuar se për koalicionet e mundshme me partitë e tjera do të vendosin pas caktimit të datës së zgjedhjeve.

“LDK është për një dialog ku Serbia e njeh Kosovën të pavarur e jo për një dialog ku Serbia vendos mbi shtetësinë e Kosovës e për kufijtë e saj. Mirëpresim caktimin e datës së zgjedhjeve. Kërkojmë të shkojmë në zgjedhje dhe në bazë të rezultateve do të vendosim. Ne parapëlqejmë që të shkojmë në zgjedhje të vetëm si LDK, pa koalicione parazgjedhore”, tha Mustafa./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit