Mustafa: Për 12 muaj qeveria ka humbur 18 mijë vende të reja të punës

Mos i humb

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale derisa kanë përmendur disa prej dështimeve kyesore që kanë mbuluar vitin.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, u shpreh se dështimet dhe skandalet e qeveisë aktuale janë sinjali më i qartë që kjo qeveri nuk duhet të qëndroj më në pushtet.

“Edhe dy ditë do të festojmë 11 vjetorin e pavarësisë dhe ky koalicion qeverisës, si rëndomë, për të mbuluar dështimet e tij në një fushë sajon një fushatë e një slogan, për të na qitur hi syve. Sivjet, në vend që të ju kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për të gjitha dështimet drejt zhvillimit socio-ekonomik të vendit dhe të punojë me zell për të përmirësuar jetën e qytetarëve, Qeveria ka vendosur edhe një herë të mbulojë dështimet e saj duke e shpallur vitin 2019 “vit të ekonomisë. Shkalla e përgjithshme e papunësisë ka arritur në 30,7%, norma e papunësisë te gratë është 34,8% e tek rinia arrin 55%! Pra, për 12 muaj janë humbur 18 mijë vende pune! Për studentët kosovar, nuk do të ketë vende pune kur të diplomojnë e në anën tjetër, profesionistët ekzistues, po ikin nga Kosova sapo të gjejnë një mundësi” u shpreh Mustafa.

Më tutje, ai tha se rinia e Kosovës duke qenë si më e izoluara në botë, kjo qeveri nuk është duke punuar drejt zbutjes së papunësisë.

“Në mungesë të liberalizimit të vizave, falë partnerëve të këtij koalicioni, qytetarët kosovar dhe kompanitë kosovare janë më të izoluarat në Evropë, duke mos mundur të udhëtojnë për të u shkolluar në Evropë e për të bërë biznes në Evropë.”, tha Mustafa.kompanitë e huaja po e shohin Kosovën si një shtet me rrezik të lartë politik e me korrupsion në ngritje, andaj edhe nuk po i investojnë fondet e tyre në Kosovë, nuk po krijojnë vende pune në Kosovë, por po shkojnë në shtete ku Qeveria përkujdeset ta zhvillojë sektorin privat, e jo ta ngulfasë atë”, tha Mustafa. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit