Mustafa porosi Veselit: Fërkoj duart e tua kur flet për Gjykatën Specialen e mos fol me logjikën e SHIK-ut

Mos i humb

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit i cili i çoj “selam” LDK-së se mos t’i fërkojë duart se do i marrë Specialja, i pyetur nga Kosova Post për deklaratën e sotme të Veselit, Mustafa kishte këtë përgjigje duke i sugjeruar Veselit që mos t’i fërkoj duart e LDK-së por duart e veta për specialen, ngase siç tha ai Veseli po flet me logjikën e SHIK-ut.

“Kadri Veseli duhet t’i fërkojë duart e tij njëherë para se të flasë për LDK-në, sjellja e tij është logjikë e SHIK-ut. Është mirë që Veselit të veproj mbi bazat e përgjegjësisë si kryetar i Kuvendit dhe jo si shef i SHIK-ut, sepse është më tepër logjikë e SHIK-ut se logjikë politike. Askush nuk i fërkon duart për këtë gjykatë, atëherë Veseli duhet t’i fërkojë duart e veta e jo të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit