Mustafa takohet me ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Mos i humb

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot është takuar me Kai Eide, ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot është takuar me ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide, shkruan lajmi.net.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar për çështje aktuale politike në vend, rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe rolin e LDK-së në të gjitha këto procese.

Kryetari Mustafa falënderoi Kai Eide për mbështetjen e tij në të gjitha proceset deri në pavarësinë e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit