Mustafa thotë se bashkë me dialogun dhe taksën, Kosova duhet të merret me papunësinë

Mos i humb

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se klasa politike kosovare, përveq me temat e mëdha, duhet të merret edhe me ato sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se papunësia është problemi më i madh në Kosovë, dhe si e tillë, Kosova sipas tij këtë vit duhet të merret me tema që përcaktojnë fatin e qytetarëve të Kosovës.

“Në vend që të rritet punësimi po rritet numri i atyre që merr ndihma nga qeveria. Kjo nuk i kontribuon rritjes reale ekonomike e cila duhet të përcillet me punësim dhe rritje të standardit të jetesës”, ka shkruar Mustafa në Facebool.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Të nderuar miq,

Se papunësia është problemi më i madh në Kosovë, rezulton nga të gjithë treguesit, përfshirë edhe hulumtimet e opinionit. Me papunësinë lidhet edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit, dukuri kjo ndikon negativisht në investimet në Kosovë.

Kosova kishte dhe ka edhe tema tjera të rëndësishme për klasën politike, si dialogu, taksa 100%, kufijtë me Shqipërinë, organizatat ndërkombëtare, por qytetarët e saj të papunë dhe familjet e tyre kanë nevojë për të ardhura, për çmime më të ulëta, për furnizim të rregullt me energji elektrike , për arsim me të cilin gjendet punë, për kujdes cilësor shëndetësor.

Politikat pasive sociale, me të cilat po blihet paqja sociale nga grupe të ndryshme të merituarish dhe të pamerituarish, sikurse edhe thellimi i hendekut të pagave ndërmjet sektorit publik dhe atij privat po ia zënë frymën sektorit privat të ekonomisë . Në vend që të rritet punësimi po rritet numri i atyre që merr ndihma nga qeveria. Kjo nuk i kontribuon rritjes reale ekonomike e cila duhet të përcillet me punësim dhe rritje të standardit të jetesës.

Është e domosdoshme që në këtë vit të merremi me tema që parapërcaktojnë fatin dhe ardhmërinë e qytetarëve tanë, të mendojmë më shumë për hapjen e një vendi të punës sesa për hapjen e një teme folklorike. IM

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit