Mustafa tregon detaje nga biseda e tij me Haradinajn, në ditën kur u nënshkrua marrëveshja në Uashington

Mos i humb

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shpalosur detaje nga komunikimi i tij me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se më 4 shtator (ditën kur u nënshkrua marrëveshja), ishte takuar me Haradinajn, dhe se e kishte informuar se teksti për Ujmanin, ashtu siç i ishte prezantuar nga Hoti, flet për studim të fizibilitetit dhe marrëveshja si e tillë nuk nënshkruhet në një dokument me palën serbe, prandaj nuk ka vend për shqetësim.

“Në bisedë me mua, z. Haradinaj ka shprehur kërkesën që teksti (ky që është nënshkruar e jo ndonjë tekst tjetër) të mos nënshkruhet si marrëveshje me Serbinë por vetëm me SHBA-të, ose që në marrëveshje të mos përmendet Ujmani, por vetëm fizibiliteti për ujërat”, ka shkruar Mustafa.

I pari i LDK-së, ka treguar se Haradinaj e kishte informuar të premten më 4 shtator për dorëheqjen e dy ministrave të AAK-së.

“Iu kam përgjigjur se z. Hoti po komunikon me ndërmjetësuesit amerikan por se edhe unë edhe ai (Haradinaj) kemi kërkuar involvim të fuqishëm të SHBA-së, prandaj kur është fjala me këtë partner, ne mund të kërkojmë mirëkuptim por është vështirë të kundërshtojmë, sidoqoftë është mirë të ruajmë këtë partneritet mes veti dhe me SHBA-të”, ka shkruar Mustafa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit