Mustafa: Unë i ftova Limajn e Ahmetin në takim

Mos i humb

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për takimet me Fatmir Limajn, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me Shpend Ahmetin, kryetar i PSD-së.

Mustafa ka thënë se ftesë për takim liderëve të këtyre dy subjekteve u ka bërë ai.

“Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar

Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së.

Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme.

Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të kêtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar.

Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit