Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi uron besimtarët me rastin festë së FITËR-BAJRAMIT!

Mos i humb

MESAZHI I MYFTIUT TË KORÇËS ME RASTIN E FESTËS SË FITËR-BAJRAMIT

Bismilahi Rrahmani Rrahim
Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtarë myslimanë të Qarkut të Korçës, motra dhe vëllezër!
Me lejoni në rradhë të parë, tju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë e të pranuar të kësaj dite dhe ditevë që lamë pas, nga Muaji i Madhërueshëm i Ramazanit. Allahu i Madhëruar ua pranoftë agjërimin dhe sakrificën tuaj!

Muaji i Madhërueshëm i Ramazanit sot na jep lamtumirën, duke përmbyllur kështu 29 ditë të agjërimit. Nesër është festa e madhe e Fitër-Bajramit, e cila është kurorëzimi e këtij muaji. Të dyja festat e mëdha fetare Islame, vijnë duke mbartur një sakrificë. Sakrifica e kësaj feste është agjerimi i Ramazanit, vetëm për Zotin e Madhëruar. Është kënaqësi që sot e përmbyllim me sukses këtë adhurim.

Muaji i Ramazanit, te cilin po lëmë pas na la disa mësime të vyera:
1- Na mesoi, se sa të dobët jemi ne, nëse për disa orë nuk ushqehemi, duke mbetur nevojtar qoftë edhe për një gllenke ujë, për tu mburrur me pasurinë dhe pozitën tonë.
2- Na mësoi të kuptojmë se cfarë vuajnë të varfërit, kur nuk i kanë mundesitë të ushqehen.
3- Na mësoi të jemi altruistë dhe të ndajmë me njëri-tjetrin.

Ndërsa mesazhi i Fitër-Bajramit është bashkimi, pajtimi dhe festimi me njëri-tjetrin.

Fiter-Bajrami është nesër, ditën e marte, dt.04 qërshor 2019, ceremonia e faljes për qytetin do të zhvillohet para oborrit të xhamisë së vjetër “Iljas Bej Mirahori”, ndërsa në zonat e tjera në xhamitë përkatëse.

Janë të mirëpritur të gjithë besimtarët, burra dhe gra, fëmije e të moshuar, të marin pjesë në ceremoninë e faljes së Bajramit, e cila fillon në orën 05.10 dhe kulmon me faljen e namazit të bajramit në orën 06.00.

Ceremonia e pritjes dhe urimeve do të zhvillohet në ambjentet e Medresesë së Korçës mes orës 10.00 – 12.00.

Edhe një here ju uroj të gjithëve Gëzuar dhe Përshumevjet Fitër-Bajramin!
Paci gjithmonë gëzime dhe bekime në familjet tuaja!

Ledian Cikalleshi
Myfti i Zonës Korçë

Korçë, më 03.06.2019

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit