Nagavci: Do t’i shfrytëzojmë mjetet demokratike për ta kundërshtuar vendimin e Kushtetueses

Mos i humb

Nënkryetarja e Kuvendit dhe anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet demokratike për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka thënë se Kushtetuesja ka kaluar kompetencat e saj, duke e quajtur vendimin e saj të papranueshëm.

Ajo tutje ka shtuar se vendimi i Kushtetueses ngjan me një vendim politik.

“Ngjan në një vendim politik, dhe pas shkeljes së kushtetutës nga ana e presidentit kemi tejkalim të kompetencave të Kushtetueses të cilët në vend se ta interpretonin morën vendimin që ta shkruanin Kushtetutën. Për VV-në një vendim i tillë është i papranueshëm sepse e rrëzon Kushtetutën dhe duket si një vendim i shkruar i presidentit Thaçi dhe humb tërësisht kuptimin e zgjedhjeve të mbajtura”, ka thënë ai.

Nagavci ka thënë se për hapat e mëtutjeshëm do të njoftohen në ditët në vijim, derisa ka shtuar se pakënaqësia e qytetarëve është e madhe.

“Qeveria në detyrë e Kurtit ka dërguar edhe një kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias, ata e kanë lënë të hapur mundësinë që të përgjigjen. Besoj që do të kërkojnë edhe një opinion nga Komisioni i Venecias. Ajo që kemi parë nga Gjykata Kushtetuese kanë qenë më shumë pyetje orientuese. Ne do të shfrytëzojmë mjetet tona demokratike dhe politike për ta kundërshtuar një vendim të tillë”, ka shtuar tutje ajo.

Për protestën e cila është paralajmëruar se do të mbahet më 5 qershor, Nagavci ka thënë se LVV nuk ka caktuar ndonjë datë për protestë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit