NASA do të dërgojë nëndetëse në Saturn

Mos i humb

Agjencia amerikane e hapësirës NASA në të ardhmen e afërt do të dërgojë një nëndetëse robotike në Titan për të hulumtuar sipërfaqen e ftohtë detare të hënës së Saturnit.

Shkencëtarët kanë testuar sondën kozmike, përmes së cilës do të simulojnë kushtet nga Kraken Mare, i madhësisë 155.000 kilometra katrorë, siç quhet deti në Titan.

Sipërfaqja e lëngët në Titan dallon dukshëm nga ajo në Tokë, pasi në vend të ujit përbëhet nga përzierja e metanit dhe etanit, ndërsa temperaturat shkojnë deri në minus 184 gradë Celsius.

Lansimi i misionit është planifikuar kah mesi i vitit 2030. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit