Nata ku në të nuk thirret ezani i sabahut!

Mos i humb

Nata ku në të nuk thirret ezani i sabahut!

O biri i Ademit, përgatitu për atë natë ku në të nuk thirret ezani për namazin e sabahut!

Atë natë thirresh dhe të thuhet:O biri i Ademit, ku e ke dëgjimin tënd?!

Çfarë të bëri të shurdhër?! Ku e ke shikimin tënd?! Çfarë të verbëroi?! Ku e ke gjuhën tënde?! Çfarë të bëri memec?! Ku është era jote e mirë, pse u ndryshua?!Ku e ke pasurinë?! Çfarë të bëri të varfër?! Kur do të lëshohesh në varr do të thotë meleku: O i biri i Ademit, a ti e tubove dynjanë apo ajo ty të tuboi?! O i biri i Ademit, a e braktise ti dynjanë apo ajo ty të braktisi?! O i biri Ademit, a u përgatite për vdekjen apo ajo të zuri papritmas?! O biri i Ademit, erdhe në dynja pa gjynahe dhe u ktheve në tokë i stërmbushur me mëkate! Kur njerëzit largohen nga ti, dhe afrohet nata, dhe ajo është nata e parë në varr, ku mëngjesi i saj do të jetë Dita e Kiametit, atë natë nuk thirret më ezani i sabahut.

Myezini nuk do të thotë më: Ejani në namaz! Atë ditë më s’ka namaz. Adhurimet janë kryer. Ai që do të thërret atë ditë është Israfili. I cili do t’i fryn Surit dhe të gjithë do të ringjallen për llogari para Allahut!Allahu thotë: “dhe do t’i fryhet Surit e do t’i tubojmë, që të gjithë së bashku”. Kehf 99, dhe “dhe do t’i tubojmë të gjithë njerëzit, pa lënë askënd prapa”. (Kehf 47.)O biri i Ademit, kur të vjen nata e parë në varr do të thuhet: Të dashurit e tu u kthyen dhe në tokë të lan, të varrosën dhe po të rrinin me ty s’do të bënin fare dobi, dhe nuk të mbeti askush përveçse Allahut, i Cili është i Gjalli dhe kurrë nuk vdes!

O biri i Ademit, kush bëhet modest për hir të Allahut, Allahu e ngrit, kurse kush bëhet mendjemadh, Allahu e ul dhe e nënçmon!

O biri i Ademit, Allahun e adhurove dhe të afroi, dhe gjynahe i bëre dhe të dha një periudhë që të pendohesh, dhe po të ktheheshe ka Allahu pas gjitha atyre mëkateve, do të falte dhe mëshironte!

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit