NATO i zgjat për dy vite mandantin Stoltenbergut

Mos i humb

Aleanca Veriatlantike (NATO) ka vazhduar për edhe dy vite mandantin e Jens Stoltenberg, sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate ushtarake.

Nga NATO njoftuan se 29 anëtare të Aleancës morën vendim për vazhdimin e mandatit ish-kryeministrit norvegjez deri më 30 shtator të vitit 2020.

“Aleatët urojnë sekretarin e përgjithshëm dhe kanë besim të plotë në aftësinë e tij për të vazhduar me punën e përkushtuar në mënyrë që të përmirësohet përshtatja e NATO-s me sfidat e sigurisë të shekullit të 21-të”, thuhet në njoftimin e organizatës ndërkombëtare.

Qeveria gjermane javën e kaluar mbështeti vazhdimin e mandatit të sekretarit aktual të përgjithshëm të NATO-s./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit