NATO, Stoltenberg: Bisedimet me Maqedoninë nisin nga 11-12 korriku

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar datën se kur do të merret vendimi i mundshëm për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë, e Veriut tashmë, gjithnjë nëse do të ratifikohet me sukses marrëveshja me Greqinë.

“Korniza kohore varet nga finalizimi i marrëveshjes në Shkup, por kemi shpresa se mund t’i nisim bisedimet e anëtarësimit gjatë samitit, ose të paktën të marrim vendim për nisjen e tyre”, tha Stoltenberg për “France 24”, duke iu referuar takimit të përvitshëm të krerëve të shteteve të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel më 11-12 korrik.

Teksa diskutoi bashkëpunimin e NATO-s me vendet joanëtare dhe zgjerimin e mundshëm, Stoltenberg nënvizoi veçanërisht potencialin për progres në lidhje me marrëdhëniet me Maqedoninë. Kjo, pikërisht për shkak të marrëveshjes së fundjavës së kaluar me Greqinë për çështjen e emrit.

Në përfundim të fjalimit të tij mbi këtë çështje, Stoltenberg ritheksoi rëndësinë e ratifikimit të marrëveshjes. “Mund ta marrim vendimin për hapjen e negociatave, nëse gjithçka shkon sipas planeve në lidhje me procesin e ratifikimit dhe referendumit të mëvonshëm gjatë këtij viti”, tha ai.

Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit