NATO thirrje për evitimin e tensioneve Greqi-Turqi

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg lidhur me ndodhitë në Detin Egje mes Turqisë dhe Greqisë tha se palët duhet të evitojnë rritjen e tensioneve në mënyrë që tensionet e ngjashme të mos ndodhin në të ardhmen.

Stoltenberg tha se lidhur me tensionet në Detin Egje mes Greqisë dhe Turqisë ka biseduar me ministrat e Mbrojtjes të të dyja vendeve dhe bëri thirrje për përmbajtje. Ai si pozitive e vlerësoi edhe bisedën telefonike të kryeministrave të të dyja vendeve, duke konsideruar se nevojitet që të vazhdojë komunikimi.

“Palët duhet të evitojnë rritjen e tensioneve me qëllim që në të ardhmen të mos vjen deri te tensiomet e ngjashme”, tha Stoltenberg duke rikujtuar se Turqia dhe Greqia janë nën çatinë e NATO-s.

Turqia dhe Greqia në vitin 1996 ishin në prag të shpërthimit të luftës për shkak të mospajtimeve lidhur me ishujt shkëmbor Kardak në Detin Egje. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit