Nazim Sahiti flet për incidentin me Agron Mustafën

Mos i humb

Drejtori i Antikrimit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, ka thënë se incidenti me Agron Mustafën kishte ndodhur me kolegun e tij, Avni Berisha.

Ai ka thënë se motivi pse kishte pasur mosmarrëveshje ndërmjet Mustafës e Berishës ishte akuza e drejtorit të PTK-së se polici e kishte fotografuar në një lokal.

Sahiti ka thënë për Gazetën Express se nuk ka parë përleshje, por vetëm se njëri shok i Mustafës ishte në shpinën e kolegut të tij.

Drejtori i Valës tha se është sulmuar. Cila është e vërteta?

Sahiti: Nuk është e vërteta cka ka thënë Agron Mustaga, a qysh e pat emrin. Ka qenë një mosmarrëveshje e një kolegut tim që kam qenë me to me Agron Mustafën. Unë isha duke e pritur në veturë. Kam dëgjuar do fjalë mes tyre. Kur kam dalë i kam pa duke u shtyrë njëri me tjetrin. I kam nda dhe kjo ka qenë e gjitha. Çka thotë Agroni nuk është e vërtetë.

Cili ishte kolegu juaj?

Sahiti: Avni Berisha.

A keni pasur mosmarrëveshje me z. Mustafa më herët?

Sahiti: Asnjëherë. Kur jam takuar jemi përshëndetur. S’kam pasur kurrë probleme.

A e dini pse polici Avni Berisha kishte pasur probleme me Agron Mustafën?

Sahiti: Qysh me tha kolegu, pasi erdhëm me te në Polici, paskan pasur një mosmarrëveshje me një lokal se më ke fotografu, s’më ke fotografu. Kjo ka qenë mosmarrëveshja e tyre e mëhershme. Nuk di më shumë. Kështu më tha kolegu. Kur u nisëm për Polici më tha se Agron Mustafa e paska akuzu këtë kolegun tim se i ka fotografu në një lokal.

Ka edhe xhirime. Ka pasur rrahje apo grushtim ndërmjet Mustafës dhe Berishës?

Sahiti: S’kam parë grushtim. Kur kam dalë, e kam tërhequr kolegun tim. Kur kam dalë e kam pas një shok të Agronit mbi shpinën e kolegut tim. Qisi far senesh.

Paska pasë grushtime?

Sahiti: S’pash grushtime. Kjo është e tëra.

A ka motive tjera pse ka ndodhur ky incident?

Sahiti: Ai mundohet të ngatërrohet me mua. Por, unë s’kam arsye të ngatërrohna me Agronin. Punët zyrtare janë punë zyrtare. Punët private janë private. Nuk i ngatërroj punët private me zyrtare. Ngatërresa nuk ka qenë me mu. S’kam asgjë me Agronin. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit