Ndalimi i gënjeshtrës tek fëmijët!

Mos i humb

Nga Abdullah bin ‘Amir (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë:

“Gjersa i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte ulur në shtëpinë tonë, më thirri nëna dhe më tha:
“Eja të të jap diç!” I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha: “Çfarë do t’i japësh?” Ajo tha: “Dua t’ia jap një hurme.” Atëherë, i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha: “Nëse nuk do t’i jepje asgjë, do të të shkruhej si një gënjeshtër.”

(Ahmedi 3/447, nr. 15740, Ebu Daudi 4/298, nr. 4991, El-Bejhekij 10/198, nr. 20628, Ed-Dija 9/483, nr. 466, ibën Ebi Shejbe 5/236, nr. 25609 dhe El-Haraitij në “Mekarim El-Ahlak” fq. 33. Shejh Albani e ke vlerësuar për të vërtetë në “Es-Silsile Es-Sahiha” 2/384).

Alamet dijetari Shemsul-Hakk El-‘Adhim Abadij në “‘Aun El-Ma’bud sherh Suneni Ebi Daud” thotë:
“Hadithi tregon se shakat dhe gënjeshtrat që njerëzit ua thonë fëmijëve kur ata qajnë, se do t’u japin diçka apo kur i frikësojnë nga ndonjë gjë, janë haram dhe hyjnë në sferën e gënjeshtrës.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit