Ndalohet juristi në Shkodër, dy persona arrestohen me para në duar

Mos i humb

Një jurist i hipotekës së Shkodrës është ndaluar nga policia në Shkodër i dyshuar për korrupsion.

Mirjan Bleta, i cili është edhe këshilltar i Partisë Socialiste në këshillin bashkiak Shkoder dyshohet se është paguar 1 mijë euro nga Sokol Tirana edhe ky i ndaluar si sekseri i dyshuar që u mori paratë Joan Zefit dhe Ndoc Tarës.

Që të dy këta shtetas u arrestuan për korrupsion aktiv pasi me anë ryshfetit donin të lehtësonin procedurat për të përfituar pronësinë e një objekti.

Në momentin e kryerjes së pagesës në një lokal ne afërsi të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Shkoder, ka ndërhyrë policia duke ndaluar 2 personat Ndoc Tara dhe Joan Zefi e duke u gjetur dhe shumën e parave që do paguhej.

Ky nuk është rasti i parë i ndodhur në Shkodër për sa i përket shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv dhe aktiv pranë zyrave të hipotekës./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit